
Category: Aktualitet
Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi një takim me Gjeneral Brigade të Forcave Ajrore të SHBA, Yvonne L. Mays, njëkohësisht Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se konkurrenca në sektorin e turizmit mes vendeve të rajonit mund të ndikojë edhe në nxitjen e protestave kundër projekteve të zhvillimit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i cili pritet të realizohet nga dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, pavarësisht protestave kundër tij në vend.
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin se shumë shpejt, një tjetër investim i madh do të ndodhë në zonën mes Kavajës dhe Durrësit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se akuzat që i adresohen atij për tradhti bien ndesh me qëndrimet që ka mbajtur publikisht për Kosovën, përfshirë edhe gjatë vizitave zyrtare në Serbi.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ishulli i Sazanit ka qenë është dhe do të mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë”.
Kryeministri Edi Rama në takimin e organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, në Fier me rastin e 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste u ndal tek protestat që po zhvillohen kundër investimit të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se një pjesë e protestuesve shmangin dialogun sepse nuk duan të përballen me faktet, pasi sipas tij ato bien ndesh me perceptimet dhe emocionet që i motivojnë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u prit në një takim nga ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne.
Në kuadër të procesit të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin Holandez për Sigurinë e Ushqimeve dhe Produkteve të Konsumit.







