Jaupaj: Strategjia e re, investime në qëndrueshmëri klimatike dhe shërbime moderne

Në Ditën Ndërkombëtare për Veprimin Klimatik dhe në prag të Samitit të Klimës “COP30”, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi vizionin e Shqipërisë për klimën në 4-vjeçarin e ardhshëm.

Koçiu në Durrës: Modernizim dhe riorganizim i shërbimit zjarrfikës

Në takimin me punonjës të Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu foli mbi forcimin e shërbimit, për garantimin e një reagimi më të shpejtë e më efektiv në çdo situatë emergjente. Në takim ishin edhe kryetarja e bashkisë Durrës, prefekti dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.

KQZ, portal të ri për denoncime dhe ankesa zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe me mbështetjen financiare të Republikës Federale Gjermane, zhvilloi sot tryezën e rrumbullakët për të vënë në përdorim portalin e ri digjital për denoncime dhe ankesa zgjedhore.

Gonzato: Zhvillimi i kapitalit njerëzor, në zemër të procesit të integrimit europian

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës në Tiranë.

Saro pret ambasadoren e Vietnamit: Vullnet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), Laura Saro priti në një takim zyrtar ambasadoren e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong.

Plani i 15-të pesëvjeçar një fazë vendimtare për ta bërë vendin një lider global të zhvillimit me cilësi të lartë, të orientuar drejt inovacionit dhe të përqendrimit tek njerëzit

Udhëheqësit kryesorë të Kinës janë mbledhur nga data 20 deri në 23 Tetor 2025 për të diskutuar dhe miratuar rekomandimet për formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillim Ekonomik dhe Social.

INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator

Shqipëria po vazhdon të tërheqë një numër gjithnjë e më të lartë vizitorësh të huaj, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga destinacionet më të preferuara turistike në rajonin e Ballkani

Raporti i parë i monitorimit mbi reformat: Progres i dukshëm në transformim digjital dhe klimën e biznesit

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) prezantoi gjetjet e Raportit të saj të parë të plotë dhe të pavarur të monitorimit mbi Agjendën e Reformave të Shqipërisë, në kuadër të Facilitetit të Reformave dhe Rritjes (FRRr) së Bashkimit Evropian.

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 260 miliardë lekë gjatë 9-mujorit

Eksportet shqiptare të mallrave shënuan rënie në muajin shtator, të ndikuara kryesisht nga ulja e kërkesës për lëndë të para dhe materiale ndërtimi.

OSBE, angazhim për forcimin e mbrojtjes së të dhënave për kufij më të sigurt

Zbatimi i Ligjit të ri për Përpunimin e Informacionit të Udhëtimit ishte në qendër të diskutimeve në trajnimin e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbi mbrojtjen e të dhënave për Njësinë Shqiptare të Informacionit të Pasagjerëve (PIU).