
Category: 24/7
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme propozimin e kandidaturave: Elsa Dhuli, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado.
Kantina e verës “Çobo” është vlerësuar nga “Forbes Global Properties” për autenticitetin, inovacionin dhe rrëfimin e saj unik përmes verës.
Këshilli i Ministrave emëroi sot Xhemal Qefalian zëvendësministër të Punëve të Brendshme.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se bonusi i pensionistëve do të shpërndahet para festave të fundvitit.
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër në orën 20:45 ndaj Andorrës në stadiumin “FAF” një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e vlerësoi ndeshjen ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni.
Në kuadër të nismës “Investor Support Days 2025”, AIDA, në bashkëpunim me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri (BCCA), organizoi “Ditën e Investitorëve të Mbretërisë së Bashkuar”, një takim i dedikuar forcimit të dialogut me bizneset britanike që operojnë në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot çështjen e pastrimit në Tiranë një përgjegjësi të përbashkët, ndërsa u shpreh se për vitin që vjen Tirana do të ketë buxhetin më të mirë të të gjitha viteve për shkak të rritjes së ekonomisë.
Kryeministri Edi Rama foli sot për fenomenin e shkeljeve të lejeve të ndërtimit, ndërsa paralajmëroi se aty ku do të jetë mundësia do të konfiskohen vila dhe do të bëhen kopshte, çerdhe apo qendër shëndetësore.
Kryeministri Edi Rama në dëgjesën me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë u ndal edhe tek lirimi i hapësirave publike.









