Duka: Ndeshja ndaj Andorrës më e rëndësishmja e edicionit, duhet impenjim maksimal

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e vlerësoi ndeshjen ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni.


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e vlerësoi ndeshjen ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni.

Në një intervistë televizive Duka tha se ekipi duhet të jetë plotësisht i përqendruar për të marrë tre pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në fazën play-off.

“Çdo ndeshje e ekipit Kombëtar është e rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë, pavarësisht se disa kanë emocione të tjera përveç futbollit. Për mua kjo është më e rëndësishmja e edicionit, sepse kjo na mban me shpresën për të luajtur ndeshjet e play-off-it në mars. Padyshim që kemi edhe një sy nga Anglia. Por ekipi duhet të jetë i përqendruar për të bërë detyrën e vet dhe për të marrë tre pikët në këtë stadium”, theksoi Duka.

Duka tha se “në ndeshjen e parë kemi humbur në stadiumin e vjetër me rezultatin 2-0 për Andorrën, ka qenë ndeshje miqësore. Ndeshjet zyrtare i kemi fituar në Andorrë në 2019 dhe 2021. Por kanë qenë ndeshje të vështira, nuk kanë qenë të lehta. Në Elbasan Arena në nëntor 2019 kemi barazuar kur kemi qenë në disavantazh 1-2. Nuk ishte ndeshje e lehtë. Andorra sot është më mirë se më parë. Ka një ekip që lufton. Anglia i ka shënuar me vështirësi, 0-1 këtu dhe 2-0 në Angli me autogol. Mbetet një ndeshje e vështirë, por jam shumë i bindur që ekipi jonë e di rëndësinë e ndeshjes. Nuk ka asnjë vend për vetëkënaqësi, vetëm për impenjim maksimal dhe për të bërë detyrën”.

Kreu i FSHF-së u shpreh se “ka shumë gjëra se pse nuk jemi gjithmonë në të njëjtin nivel”.

“Ky është ndryshimi me skuadrat e mëdha me më pak të mëdha, siç jemi ne. Nëse do t’i bënim të gjitha ndeshjet në të njëjtin nivel, atëherë nuk do të ishim më Shqipëria. Nuk do të ishim skuadra që lufton për play-off, por do të ishim Anglia që ka siguruar vendin e parë. Për mua, Letonia nuk është një ekip i dobët. Luan i organizuar dhe na ka vënë shumë në vështirësi edhe në Tiranë. Por rezultati i harron gjërat. Kemi fituar 1-0, kur edhe mund të na kishin barazuar. Megjithatë, jemi në Andorra për të dhënë maksimumin dhe për të vazhduar shpresën për në Botëror. Në radhë të parë djemtë për kënaqësinë e vet që mund t’i japë një kampionat Botëror dhe për të gjithë tifozët që e kanë mbështetur dhe e mbështesin, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe nëpërmjet televizorit etj. Le të shpresojmë që do të bëjmë detyrën dhe jam i bindur që nuk do të kemi hap fals”, nënvizoi Duka.

Sa i përket tifozerisë, Duka theksoi se “mendoj që ne si tifozë, në një lloj mënyre, kemi fituar kulturën sportive dhe e kemi kuptuar që nuk ka më ndeshje të lehta. Mbështetësit e ekipit Kombëtar e dinë që nuk është një ndeshje e lehtë, por e dinë që duhet fituar. Pikërisht për këtë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit, për ta përkrahur ekipin, për ta mbështetur atë, për ta çuar drejt fitores. Besoj se jemi vendi që e ndjen më shumë ekipin Kombëtar. E ndjen vërtet dhe e mbështet atë në çdo moment”.

“Padyshim, edhe ne kemi menduar për plane, por e kemi përqendruar më shumë vëmendjen për nesër këtu në Andorra. Ta mbyllim historinë dhe të mos mbetet për ta luftuar në Tiranë. Le të mbetet ndeshja në Air Albania kundër Anglisë një ndeshje luksi për ne dhe për Anglinë”, tha Duka.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MD: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se Shqipëria doli me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MD: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se Shqipëria doli me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga…