Balla: Integrimi Europian, rruga jonë strategjike drejt një Europe të bashkuar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se integrimi europian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Europe më të bashkuar.

Lezhë, aktivitet sensibilizues për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore

Qarku i Lezhës iu bashkua fushatës kombëtare “Mbrojtja Civile në Turne 2025”, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Institucioni i Prefektit, me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) në Shqipëri.

Kadastra, praktika franceze në procedurat e regjistrimit dhe digjitalizimit të dokumenteve

Ekspertë të Kadastrës Shqiptare po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Paris, në kuadër të një programi intensiv shkëmbimi teknik me institucionet më prestigjioze franceze në fushën e noterisë dhe regjistrimit të pronës.

Kina thërret ambasadorin japonez lidhur me komentet e kryeministres Sanae Takaichi

Zëvendësministri i Jashtëm kinez Sun Weidong thirri të enjten ambasadorin japonez në Kinë, duke shprehur shqetësime serioze mbi komentet e gabuara të kryeministres japoneze Sanae Takaichi në lidhje me Kinën.

FIFA jehonë fitores së Shqipërisë dhe kualifikimit historik në play-off për Botërorin 2026

FIFA ka përgëzuar sot Kombëtaren e Shqipërisë pas fitores 0-1 në Andorrë mbrëmjen e djeshme, një rezultat që i siguroi vendin në play-off të Botërorit 2026 për herë të parë.

Malaj: Nuk do të ketë rritje taksash apo ndryshime në normat tatimore në vitin 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se paketa fiskale për vitin 2026 nuk parashikon rritje të taksave apo ndryshime në normat tatimore.

Kumbaro: Qendra e Shërbimeve Arsimore do të transformohet sipas modelit të Cambridge

Qendra e Shërbimeve Arsimore do të transformohet në Agjenci të Shërbimeve Arsimore, përmes ekspertizës dhe modelit të Universitetit të Cambridge.

Sejko: Ekonomia rritje të qëndrueshme në vijimësi, inflacion stabël

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën e përbashkët për shtyp me Shefen e Misionit të FMN-së, Anke Weber, dhe Ministrin e Financave, Petrit Malaj, i vlerësoi pozitive zhvillimet e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025.

Rama: Mikrosigurime për të zgjeruar mbulimin e familjeve dhe biznesit të vogël

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e zgjerimit të mbulimit me sigurime te biznesi i vogël dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Kumbaro: 146 milionë euro për arsimin e lartë, prioritet ndërkombëtarizimi dhe infrastruktura

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit për Arsimin 2026, sot, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja Mirela Kumbaro nënvizoi se 146 milionë euro janë planifikuar të financohen për programin e arsimit të lartë dhe atë të shkencës.