Pr.ligji “Për qeverisjen elektronike”, debate në Komisionin e Ligjeve mbi sigurinë e të dhënave

Ndryshimet e propozuara nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, në ligjin “Për qeverisjen elektronike” shkaktuan debat në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.


Ndryshimet e propozuara nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, në ligjin “Për qeverisjen elektronike” shkaktuan debat në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Malaj theksoi se qëllimi kryesor i këtij projektligji është përmirësimi i kuadrit ligjor për zhvillimin dhe administrimin e shërbimeve publike digjitale, duke e përshtatur atë me nevojat aktuale dhe të ardhshme të shoqërisë shqiptare për sisteme të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas.

Sipas Malajt, ndryshimet synojnë krijimin e një modeli të ri organizimi dhe operimi të sistemeve TIK, ku funksionet operative do të mund të realizohen jo vetëm nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKShI), por edhe nga shoqëri aksionare me shumicë shtetërore. Ky model synon të ruajë kontrollin publik mbi asetet digjitale dhe të dhënat, si dhe të krijojë mundësi më të mira për menaxhim dhe financim të shërbimeve publike digjitale.

Objektivat kryesore të projektligjit përfshijnë forcimin e rolit të AKShI-t për standardizimin dhe sigurinë e sistemeve, mundësimin e krijimit të shoqërive aksionere me shumicë shtetërore për administrimin e sistemeve TIK, rritjen e transparencës dhe qëndrueshmërisë financiare të shërbimeve digjitale, si dhe përshtatjen e kuadrit ligjor me praktikat bashkëkohore të Bashkimit Europian.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti shqetësime lidhur me pasigurinë ligjore që mund të krijohet nga këto ndryshime.

Sipas saj, transferimi i përpunimit të të dhënave private te kompani private mund të krijojë mundësi për manipulime dhe mangësi në kontrollin shtetëror.

Tabaku gjithashtu kritikoi mungesën e konsultimeve të mjaftueshme me institucionet e tjera dhe shprehu shqetësime për ndikimin që mund të ketë ky model në transparencën dhe auditimin e shërbimeve digjitale.

“Ndryshimet i japin mundësinë një kompanie private të kryejë një funksion që duhet ta kryejë shteti. Kjo krijon pasiguri ligjore dhe mund të dëmtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Tabaku.

Sa i përket tarifave, Tabaku tha se neni 155 i Kushtetutës kërkon që çdo pagesë që lidhet me shërbimet shtetërore të vendoset me bazë ligjore. “Ka një ligj bazë që përcakton tarifat. Kush jeni ju që caktoni kush është apo jo tarifë?”, pyeti ajo.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Tabaku, ishte edhe funksionimi i sistemeve, ku tha se prej disa muajsh nuk po funksionojnë, çka ka krijuar probleme për qytetarët dhe bizneset.

Në përgjigje, deputeti Malaj theksoi se ndryshimet janë konsultuar me të gjitha institucionet e përfshira dhe se projektligji nuk do të transferojë pronësinë mbi të dhënat dhe sistemet.

Sipas tij, AKShI do të ruajë përgjegjësinë për sigurinë dhe mbikëqyrjen e sistemeve, ndërsa shoqëritë aksionare me shumicë shtetërore do të kenë vetëm një rol në operimin teknik dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Malaj theksoi se ky model nuk dëmton transparencën dhe se ka ndarje të qartë funksionesh mes institucioneve, për të shmangur mbivendosjet dhe për të rritur profesionalizmin.

“Ky model i ri nuk transferon pronësinë mbi të dhënat dhe infrastrukturën, por mundëson një menaxhim më efikas dhe fleksibël të shërbimeve digjitale. Të dhënat dhe sistemet mbeten shtetërore, dhe shoqëritë operatore veprojnë sipas protokolleve të sigurisë të përcaktuara nga AKShI”, tha Malaj.

Projektligji u miratua me votat e mazhorancës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së: Besoj në kualifikimin në Botëror

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht zëvendëspresident i…

Global 360

Trump uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së: Besoj në kualifikimin në Botëror

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht zëvendëspresident i…