
Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Asamblenë e Agjencive Evropiane të Filmit
Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme të Agjencive Evropiane të Filmit (EFAD).

Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme të Agjencive Evropiane të Filmit (EFAD).

QKK, e përfaqësuar në këtë takim nga kryetari i saj, Jonid Jorgji, bëri të ditur se, në fokus të diskutimeve ishin sfidat e reja të industrisë filmike në epokën digjitale, strategjitë e përbashkëta për fuqizimin e bashkëprodhimeve evropiane si dhe politikat që do të modelojnë të ardhmen e kinemasë.
“Shqipëria mbetet aktive në dialogun ndërkombëtar për të siguruar që kineastët tanë të jenë pjesë e rëndësishme e hartës kinematografike evropiane”, shkruhet në faqen online të QKK.
Në EFAD janë të anëtarësuar 38 vende evropiane: Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, me dy anëtarë për Belgjikën, si dhe Islanda, Norvegjia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria.
Marrë nga ATSH


















