Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren

Kuvendi nisi sot punimet për sesionin e dytë të Legjislaturës XI.


Kuvendi nisi sot punimet për sesionin e dytë të Legjislaturës XI.

Seanca ka nisur me përplasje teksa deputetët e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të Himnit Kombëtar, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit edhe pse nuk iu dha fjala, akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi mbante fjalën e hapjes së sesionit të ri, deputetët e PD-së u grumbulluan rreth Berishës në foltore.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi drejtoi akuza ndaj mazhorancës, teksa Peleshi mbante fjalën.

Opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca.

Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur në votim pikat e rendit të ditës, duke mbyllur seancën.

Seanca votoi dy projektvendime të propozuara nga kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, për disa ndryshime të anëtarësisë në komisionet e përhershme parlamentare.

Kështu, u miratua projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit”, “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” me 79 vota pro 2 kundër dhe 0 abstenim.
U miratua projektvendimi për një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Kuvendit “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit” me 81 vota pro 0 kundër, 0 abstenim.

Konferenca e kryetarëve miratoi sot më herët projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe projektkalendarin e ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me Rregulloren.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“Vitet pariziane të Hasan Tahsinit”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Vitet pariziane të Hasan Tahsinit”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…