Denaj: Komisioni për Burimet Natyrore, adresim i integruar i politikave të sektorit

Kryetarja e komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj, deklaroi se ky komision është një nga strukturat e reja parlamentare, i krijuar për t’u fokusuar në çështje strategjike që lidhen me energjinë, infrastrukturën dhe mjedisin, si sektorë thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.


Kryetarja e komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj, deklaroi se ky komision është një nga strukturat e reja parlamentare, i krijuar për t’u fokusuar në çështje strategjike që lidhen me energjinë, infrastrukturën dhe mjedisin, si sektorë thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

Duke marrë fjalën në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, e cila hapi vitin e ri kuvendor, Denaj prezantoi punën e deritanishme të komisionit, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 25 mbledhje dhe janë shqyrtuar e miratuar 17 akte ligjore.

“Ky komision është ndërtuar për të adresuar në mënyrë të integruar politikat që lidhen me energjinë, infrastrukturën dhe mjedisin. Janë sektorë që kërkojnë vëmendje të veçantë, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, u shpreh Denaj.

Ajo veçoi ndër aktet ligjore më të rëndësishme ligjin për financimin e infrastrukturës hekurudhore, si dhe nismat që lidhen me investimet strategjike në këtë sektor. Sipas saj, një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe ligjit për financimin e Korridorit VIII, si një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin.

Një tjetër fushë prioritare, sipas Denajt, ka qenë sektori minerar, ku ndryshimet ligjore synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori dhe rritjen e kontributit të tij në ekonomi, duke garantuar njëkohësisht standarde më të larta mjedisore.

Në kuadër të procesit të integrimit europian, Denaj theksoi se komisioni ka punuar intensivisht për përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian, veçanërisht për Kapitullin 27, që lidhet me mjedisin dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Kemi ndërmarrë nisma konkrete për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe për përcaktimin e përgjegjësive të subjekteve përpunuese. Ky proces është zhvilluar në bashkëpunim me pushtetin vendor, prodhuesit dhe bizneset, me qëllim ndarjen e mbetjeve në burim dhe zbatimin efektiv të ligjit”, tha Denaj.

Ajo solli si shembull pozitiv ndarjen e mbetjeve në burim në Bashkinë e Beratit, duke e cilësuar këtë praktikë si një model që mund të shtrihet edhe në bashki të tjera të vendit.

Denaj informoi gjithashtu se komisioni ka zhvilluar seanca të përbashkëta me komisione të tjera parlamentare, siç ishte rasti i diskutimeve për ligjin e gjuetisë, ku janë përfshirë në mënyrë konstruktive grupet e interesit.

Po ashtu, në punimet e komisionit kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të pavarura, si Enti Rregullator i Energjisë (ERE) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me fushat përkatëse të përgjegjësisë së tyre.

Në përfundim, Denaj vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional si një element kyç për hartimin e legjislacionit cilësor dhe për zbatimin e reformave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri- Lituani, forcimi i bashkëpunimit europian

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Lituanisë në Greqi,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri- Lituani, forcimi i bashkëpunimit europian

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Lituanisë në Greqi,…