KESH: Situatë e kontrolluar në kaskadën e Drinit, prodhim ditor 16 300 MWh

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thekson se do të vijojë monitorimin e situatës dhe informimin transparent të opinionit publik dhe të autoriteteve përgjegjëse.


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bën të ditur se sot, situata aktuale në kaskadën e lumit Drin është nën kontroll, sipas përditësimit të të dhënave për prurjet e ujit në lumin Drin në kushtet e motit me reshje intensive.

Sipas të dhënave të KESH-it, prurjet natyrore në kaskadën e Drinit janë regjistruar në nivelin 1 500 metra kub në sekondë në HEC Fierzë, 500 metra kub në sekondë në HEC Koman dhe 60 metra kub në sekondë në HEC Vau i Dejës.

Nivelet e liqeneve të kaskadës së Drinit janë përkatësisht 289.8 metra mbi nivelin e detit në HEC Fierzë, 173.3 metra mbi nivelin e detit në HEC Koman dhe 74.9 metra mbi nivelin e detit në HEC Vau i Dejës.

Prodhimi ditor i energjisë elektrike në tre hidrocentralet e kaskadës ka arritur në 16 300 megavat-orë. Sa i përket shkarkimeve, në HEC Fierzë nuk ka shkarkime, ndërsa në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës shkarkimet janë në nivelin 700 metra kub në sekondë secili.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare thekson se do të vijojë monitorimin e situatës dhe informimin transparent të opinionit publik dhe të autoriteteve përgjegjëse.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave drejt BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot, në hapje të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave drejt BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot, në hapje të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva…