Spiropali: Ligji i ri i hap rrugën e krijimit të qendrave kulturore për diasporën

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Diasporën, i cili ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për vendosjen e diasporës në zemër të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit.


Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Diasporën, i cili ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për vendosjen e diasporës në zemër të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit.

Duke uruar Ditën Kombëtare të Diasporës, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u shpreh se diaspora është simbol i unitetit, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar.

“Shqiptarët e diasporës janë zemra jonë që rreh larg atdheut, por gjithmonë në të njëjtin ritëm, një burim frymëzimi, suksesi dhe krenarie kombëtare”, u shpreh Spiropali.

Ligji i ri për Diasporën synon të rregullojë qartë marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis autoriteteve shtetërore dhe diasporës shqiptare, duke garantuar ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të saj.

Një nga ndryshimet kryesore të parashikuara në ligj është ridimensionimi i rolit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), e cila do të konsolidohet si autoriteti kryesor përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore për diasporën.

Ligji synon gjithashtu forcimin e rolit strategjik të Këshillit të Ministrave në mbështetjen e gjuhës shqipe dhe arbëreshe, duke përqendruar funksionin e tij në drejtimin e politikave dhe harmonizimin institucional.

Në kuadër të këtij ligji parashikohet rregullimi ligjor i Agjencisë së Diasporës, si dhe krijimi i qendrave kulturore për diasporën, me qëllim forcimin e lidhjeve kulturore dhe identitare me vendin e origjinës.

Po ashtu, ligji parashikon zgjerimin e rolit dhe funksioneve të Këshillit Koordinues të Diasporës, forcimin e kapaciteteve të tij dhe rritjen e numrit të anëtarëve nga 15 në 21.

Në tërësi, ligji synon forcimin e mëtejshëm të politikave shtetërore për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën, duke rritur nivelin e autoritetit shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën, nga niveli i një ministri shteti në nivelin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe duke e integruar këtë fushë nga niveli i një agjencie kombëtare në nivel ministror.

/Burimi ATSH

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…