Spiropali nga Athina kërkon heqjen e ligjit të luftës: Referencë ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot nga Athina heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë nga Greqia, duke e cilësuar si referencë ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot nga Athina heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë nga Greqia, duke e cilësuar si referencë ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore.

Në një konferencë të përbashkët me homologun grek, Giorgos Gerapetritis, Spiropali deklaroi se, “edhe nga takimet e sotme më përforcohet bindja se ky potencial miqësie krijon momentin e duhur për të trajtuar të gjitha çështjet e ashtuquajtura të mbetura, si edhe ato aktuale, në mënyrë që të hapim sa më shpejt një kapitull të ri, duke e parë përfundimisht të shkuarën tonë me sytë e së ardhmes së përbashkët”.

“Në këtë drejtim, ne duhet të nxisim komunikimin mes shoqërive tona, mjediseve akademike, grupeve të interesit, organizatave profesionale, studentëve”, tha Spiropali.

“Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq”, tha ajo.

Spiropali falënderoi ministrin Gerapetritis për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja.

“Ky hap do të forconte më tej bashkëpunimin dhe vizionin tonë të përbashkët europian”, tha Spiropali.

Sa i takon çështjes së pronave të qytetarëve dhe subjekteve shqiptare në Greqi, Spiropali kërkoi qasje graduale dhe realiste nga të dyja palët, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës dhe frymën europiane

“Aspektet historike ligjore dhe pronësore të qytetarëve dhe subjekteve shqiptare në Greqi u trajtuan hapur në kuadër të dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit dypalësh”, tha ministrja.

“Palët theksuan rëndësinë e një qasjeje graduale dhe realiste, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës dhe me frymën europiane, me qëllim forcimin e besimit reciprok dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona”, u shpreh Spiropali.

Sa i takon çështjeve kufitare, Spiropali tha se, palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv.

“Shqipëria mbetet po ashtu e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me kufirin (përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ku palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv.

Ne do të vijojmë të udhëhiqemi nga vlerat thelbësore të BE-së, nga respekti për normat e të drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe promovimin e stabilitetit në rajon”, tha ministrja.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Greqi.

/Burimi ATSH

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së…

Global 360

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së…