Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një debat dhe konsultim të hapur për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal “Për mbrojtjen ndaj gazetarëve”.


Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një debat dhe konsultim të hapur për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal “Për mbrojtjen ndaj gazetarëve”.

Kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku tha se liria e shprehjes në të gjitha raportet e fundit ndërkombëtare e cenon Shqipërinë jo vetëm në procesin e integrimit.

“E di që ka shumë punë në këtë drejtim sa i përket lirisë së shprehjes, disa ndryshime në kod nuk kanë për ta përmirësuar situatën e medies në Shqipëri, por ndryshimet në kod paralelisht me punën që kemi rënë dakord për sa i përket padive strategjike kundër gazetarëve, punës së ligjit për mediet audiovizive, por edhe në gjykimin tonë sa i përket një ligji që përcakton statusin e gazetarit pasi sot ne flasim për ndryshime në kod, por nuk ka një koncept dhe një përkufizim se çfarë është gazetaria”, theksoi Tabaku.

E gjitha paralelisht, vijoi Tabaku, mund të ecin në drejtimin e të paktën një kuadri ligjor rregullativ të përmirësuar sepse për zbatimin nuk mbajmë përgjegjësi ne dhe nuk mban përgjegjësi ky grup njerëzish që kemi sot këtu.

“Gazetarët luajnë rolin jo vetëm të denoncuesit, por edhe të rojës publike, por edhe të transparencës që fatkeqësisht mungon gjithnjë e më shumë, por luajnë edhe role të tjera. Ne gjykimin tim edhe si përfaqësuese e opozitës dhe drejtuese e këtij komisioni janë role që duhet t’i mbrojmë dhe t’u japim një mbrojtje të veçantë. Unë nuk kam bërë asnjëherë padi për një gazetar, por ka pasur padi pafund për gazetarë që janë me vite akoma në për gjyqe, por shpesh edhe kundërvajtje penale të larta, të cilat janë të papërballueshme nga gazetarët”, nënvizoi Tabaku.

Këto, shtoi Tabaku, janë disa ndërhyrje fillestare që duhet të realizohen në këtë draft të kodit, ndërkohë që kodi i ri sheh dritën edhe rrugën e miratimit që besoj do të jetë e gjatë dhe nuk ka për të qenë e shkurtër.

“Si përfaqësuese e opozitës detyra ime është t’ju siguroj që qëllimi kryesor është mbrojtja e gazetarëve, mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe mbrojtja e fjalës së lirë që vjen edhe nga puna e gazetarëve”, tha Tabaku.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, profesor Mark Marku si anëtar i grupit të ekspertëve tha se “as tek platforma as si grup ekspertësh as nuk e kemi diskutuar dhe as nuk mund ta diskutojmë një çështje për statusin e gazetarit”.

“Unë personalisht jam kundër një ligji për statusin e gazetarit, nga pikëpamja profesionale e shikoj të pamundur të behet pa cenuar disa interesa”, tha Marku.

Bleriana Bino, Drejtore Ekzekutive, SCiDEV tha se ka një konfuzion me kodin penal aktual dhe me draftin e ri. “Analiza që ne kemi bërë dhe publikuar është për draftin e ri, ka tjetër formulim dhe tjetër kontekst nga aktuali”, u shpreh ajo.

“Jemi të lumtur që komisioni dhe gjithë kuvendi do të ketë vullnetin për të shfuqizuar nenin 119 dhe 120 për fyerjen dhe shpifjen. Me aq sa dëgjova do të doja të ishim më të kujdesshëm për shprehjet ksenofobike dhe raciste sepse lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe nuk kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes në kuptimin që i kemi advokuar ne. Nuk duhet të nxitohemi t’i shfuqizojmë, por duhet parë se çfarë thotë Këshilli i Europës për gjuhën e urrejtjes dhe me nenet e tjera që ka Kodi Penal me nxitjen e gjuhës së urrejtjes”, tha Bino.

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi duke u ndalur tek dispozita e nenit 120 tha se “kjo dispozitë ka tre elementë të rëndësishme, përhapja e shpifjes duhet të jetë e qëllimshme, përhapja e shpifjes bëhet për informacionet që autori e di që janë të rreme, e treta thëniet janë të tilla që cenojnë dinjitetin dhe nderin e një personi që preket, këto janë ato të treja që kemi aktualisht dhe që mendojmë t’i zhdukim nga Kodi Penal. Jam plotësisht dakord që këto të treja të ikin nga Kodi Penal për gazetarët”.

Luarasi tha se “ndoshta duhet të bëjmë vetëm një dispozitë dhe të përjashtohet komuniteti i gazetarëve nga kjo gjë”.

Tabaku në përfundim të mbledhjes deklaroi se miratimi do të mbetet për seancën e fillimit të janarit.

“Ky draft siç është bërë, puna e ekspertëve dhe komentet do t’i çojmë në Komisionin Europian në Bruksel sepse do të ketë konsultim jo vetëm këtu, por edhe atje”, përfundoi ajo.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ahmetaj: Sistemi financiar shqiptar i përgatitur për sfidat klimatike

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ahmetaj: Sistemi financiar shqiptar i përgatitur për sfidat klimatike

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga…