“Rrugët e Rinisë 2030”, Kuvendi aktivitet për nxitjen e dialogut midis të rinjve dhe institucioneve

Në kuadër të Ditës së Rinisë, në sallën plenare të Kuvendit u zhvillua sot takimi vjetor i Këshillave Rinorë Vendorë dhe Këshillave Studentorë, me pjesëmarrjen e të rinjve nga i gjithë vendi.


Në kuadër të Ditës së Rinisë, në sallën plenare të Kuvendit u zhvillua sot takimi vjetor i Këshillave Rinorë Vendorë dhe Këshillave Studentorë, me pjesëmarrjen e të rinjve nga i gjithë vendi.

Aktiviteti, i organizuar nga Kuvendi, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit Niko Peleshi, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, synoi nxitjen e dialogut midis të rinjve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes demokratike.

Takimi u përshëndet nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu dhe drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bode, të cilat vlerësuan angazhimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse, forcimin e demokracisë dhe rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe europiane.

Në fjalën e saj, Spahiu prezantoi platformën e angazhimit rinor dhe qytetar të Kuvendit, e cila prej tre vitesh realizohet përmes Shërbimit të Edukimit Qytetar, duke u ofruar të rinjve mundësi për t’u njohur nga afër me punën parlamentare dhe për të kontribuar në çështje me interes publik.

Ajo theksoi se energjia, kreativiteti dhe vizioni i brezit të ri janë thelbësore për një Shqipëri më moderne dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa pjesëmarrja aktive dhe kërkimi i llogarisë mbeten shtylla të demokracisë funksionale.

Spahiu inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë angazhimin për të sjellë ndryshime pozitive dhe të shfrytëzojnë mundësitë për të ndikuar në politikat dhe legjislacionin që prekin jetën e tyre të përditshme.

Deputetët e legjislaturës së re, Sara Mila, Adi Qose, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Marjana Koçeku, Zegjine Çaushi, Tedi Mula dhe Erjona Ismaili, ndanë përvojat e tyre me këshillat rinorë, duke diskutuar sfidat e përfaqësimit dhe mënyrat konkrete se si rinia mund të ndikojë në proceset vendimmarrëse.

Të rinjtë patën mundësinë të shprehnin prioritetet dhe shqetësimet e tyre, duke u fokusuar te pjesëmarrja demokratike, arsimi cilësor, karriera, inovacioni, siguria, shëndeti mendor dhe mirëqenia.

Aktiviteti u përmbyll me një tur në sallat kryesore të Kuvendit, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me funksionimin dhe kulturën parlamentare.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Anija “National Geographic Orion” përfshin Durrësin dhe Sarandën në ndalesat e saj në Mesdhe

Autoriteti Portual Durrës nënvizoi se anija “National Geographic Orion”, e projektuar posaçërisht për udhëtime eksploruese, u ofron pasagjerëve eksperienca që…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Anija “National Geographic Orion” përfshin Durrësin dhe Sarandën në ndalesat e saj në Mesdhe

Autoriteti Portual Durrës nënvizoi se anija “National Geographic Orion”, e projektuar posaçërisht për udhëtime eksploruese, u ofron pasagjerëve eksperienca që…