Lamallari dhe Pirdeni diskutim për Kodin e ri Penal, nga shpërdorimi i detyrës së zyrtarëve te korrupsioni

Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot tryezën e 16-të konsultative dhe ndërinstitucionale për draftin e Kodit të ri Penal.


Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot tryezën e 16-të konsultative dhe ndërinstitucionale për draftin e Kodit të ri Penal.

Fokusi i kësaj tryeze ishin veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga zyrtarët publikë ose në shërbim publik dhe kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit.

Të pranishëm ishin ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, kryetari i grupit të punës për Kodin e ri Penal, Arben Rakipi, si dhe përfaqësues të ILDKPKI, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia e Prokurimeve Publike, AKEP, KLSH etj.

Në fjalën e tij ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se përmes këtyre tryezave synohet një konsultim sa më i gjerë e me të gjithë aktorët.

“Ministria e Drejtësisë garanton një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Ne besojmë fort se në përfundim të kësaj faze të parë të konsultimit të gjerë, do të jetë mundësia e grupit të punës që të gjitha komentet e ardhura me shkrim apo gjatë këtyre tryezave të përpunohen dhe shqyrtohen me kujdes. Më pas do të jepet mundësia për një raund të dytë konsultimesh. Besoj fort se në finale ne do të kemi një produkt shumë cilësor, i cili garanton përshtatjen me nevojat dhe evoluimin e jurisprudencës, por duke harmonizuar këtë Kod të ri Penal me standardet më të mira ndërkombëtare dhe Acquis communautaire të Bashkimit Europian”, tha Lamallari.

Ministrja Adea Pirdeni në fjalën e saj evidentoi disa nga dispozitat që lidhen direkt me punën e administratës e që duhen adresuar për të pasur në finale një Kod të ri Penal me standardet më të larta e që do t’i rezistojë kohës.

“Kodi i ri Penal të jetë në përputhje jo vetëm me standardet më të mira aktuale, vendore dhe europiane, por mbi të gjitha të garantojë që t’i përshtatet realitetit ligjor, social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër sesa të reflektohen në Kod ato fenomene të cilat janë sot prezente në shoqërinë tonë dhe punën e administratës publike dhe që kërkojnë një adresim të veçantë”, deklaroi Pirdeni.

Pirdeni tha se gjatë diskutimit, “dhamë kontributin tonë për veprat që lidhen me funksionimin e administratës publike, mbrojtjen e veprimtarisë shtetërore dhe parandalimin e korrupsionit”.

Ministria e Drejtësisë po vijon tryezat konsultative për draftin e Kodit të ri Penal edhe me aktorë e grupe të tjera interesi, sipas një kalendari të dakordësuar më herët.

Pak ditë më parë Ministria e Drejtësisë organizoi disa tryeza konsultative për Kodin e ri Penal. Një prej tyre ishte ajo me Ministrinë e Brendshme, ku fokusi ishin veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale që lidhen me krimin kibernetik. Po kështu janë organizuar tryeza edhe me përfaqësues të shoqatave të medieve, si dhe një takim konsultimi me avokatë nga i gjithë vendi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…