Porti i Durrësit, rriten me 15% volumet e përpunimit të mallrave me kontejnerë

Segmenti i përpunimit të mallrave me kontejnerë në Portin e Durrësit ka shënuar një performancë pozitive gjatë periudhës janar-tetor 2025, me 189.835 kontejnerë të trajtuar, ose 15% më shumë se një vit më parë.


Segmenti i përpunimit të mallrave me kontejnerë në Portin e Durrësit ka shënuar një performancë pozitive gjatë periudhës janar-tetor 2025, me 189.835 kontejnerë të trajtuar, ose 15% më shumë se një vit më parë.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur sot se kjo rritje shoqërohet edhe me një dinamikë më të fortë tregtare, ku importet janë rritur me 14%, ndërsa eksportet janë ato që dominojnë me 16%, duke reflektuar një rritje progresive më të qëndrueshme në transportin ndërkombëtar të mallrave me kontejnerë.

Në total janë përpunuar 1.745.776 tonë mallra, duke regjistruar një rritje prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që lamë pas, duke e renditur kështu Portin e Durrësit në një ndër nyjet më të konsoliduara logjistike në rajon.

Durrësi vijon të mbetet nyja më e rëndësishme detare dhe logjistike e Shqipërisë, duke përmbushur me eficiencë kërkesat e tregut, duke siguruar standarde të larta operimi dhe duke ndjekur një tendencë të vazhdueshme rritjeje që konfirmon rolin e tij strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në integrimin me rrjetet rajonale e ndërkombëtare të transportit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori Dredha dorëzon Letrat Kredenciale

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i dorëzoi dje Letrat Kredenciale Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, z.…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha dorëzon Letrat Kredenciale

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i dorëzoi dje Letrat Kredenciale Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, z.…