Pirdeni: Ndërtojmë një administratë të fortë përballë pasigurisë, element kyç për anëtarësimin në BE

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia përmbyllëse e Programit të Trajnimit Ekzekutiv për 83 drejtues pranë institucioneve qendrore publike.


Ditën e sotme u zhvillua ceremonia përmbyllëse e Programit të Trajnimit Ekzekutiv për 83 drejtues pranë institucioneve qendrore publike.

Të pranishëm në aktivitet ishin ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni; ambasadorja franceze në Tiranë, Catherine Suard; drejtoresha e Shkollës Rajonale të Administratës Publike, Maja Handjiska Trendafilova etj.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Pirdeni nënvizoi se “ky program reflekton angazhimin që kemi ndërmarrë: të forcojmë lidershipin në administratën publike dhe vendimmarrjen institucionale, si dhe të ndërtojmë një administratë që funksionon me besim përballë pasigurisë – një kërkesë thelbësore e procesit tonë të anëtarësimit në BE”.

Trajnimi ekzekutiv ka ndërthurur përvojën franceze dhe evropiane me sfidat e realitetit shqiptar.

Në këtë kuadër, Pirdeni u shpreh gjithashtu “jemi vërtet të kënaqur që kemi thelluar bashkëpunimin me Francën gjatë dy viteve të fundit. Franca sjell një traditë të gjatë dhe të respektuar të ekselencës në lidership dhe profesionalizmit në shërbimin publik, dhe partneriteti ynë është shndërruar në diçka vërtet praktike, konkrete dhe me vlerë për reformat tona”.

Trajnimi 5-ditor është zhvilluar si pjesë e Programit të përbashkët midis Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe Institutit Kombëtar Francez të Shërbimit Publik (INSP).

Nëpërmjet sesioneve interaktive dhe trajnuese, programi synoi forcimin e Lidershipit Ligjor në Administratën Publike Shqiptare, dhe fuqizimin e kapaciteteve të drejtuesve në vendimmarrjen ligjore përballë konteksteve komplekse dhe të paqarta.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…