Deputetë të rinj shqiptarë, takim me parlamentarë britanikë

Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një takim i përbashkët mes deputetëve shqiptarë, kryesisht anëtarë të Klubit të të Rinjve dhe ligjvënës të zgjedhur për herë të parë, me dy parlamentarë britanikë, Martin Vickers, deputet konservator dhe kryetar i Grupit Ndërpartiak për Shqipërinë dhe Kosovën, si edhe John Grogan, ish-deputet laburist dhe ish-kryetar i po të njëjtit grup.

Deputetët e shumicës dhe opozitës shfaqën interes të përbashkët për të mësuar nga modelet më të mira britanike, veçanërisht në forcimin e lidhjes me zonat e tyre elektorale dhe rritjen e transparencës së punës parlamentare.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tema me rëndësi si pjesëmarrja e të rinjve në politikë, mekanizmat e mbikëqyrjes, përfshirë kontrollin pas miratimit të ligjeve, si dhe rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit ndërpartiak.

Sesionit iu shtuan perspektiva të vlefshme nga folësit britanikë dhe më pas një debat i hapur me deputetët shqiptarë, duke krijuar një atmosferë konstruktive shkëmbimi idesh.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke nxitur dialogun dhe partneritetin ndërinstitucional.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…