Pirdeni: Trajnim për 83 drejtues institucionesh, përvojë franceze për forcimin e lidershipit

83 drejtues të institucioneve qendrore nisën sot Programin 5-ditor të Trajnimit Ekzekutiv, i cili organizohet nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Francez të Shërbimit Publik (INSP).

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi se, ky program përfaqëson një mundësi shumë të mirë ku ndërthuret përvoja franceze dhe evropiane për të forcuar lidershipin në administratën publike shqiptare, si dhe për të fuqizuar kapacitetet e drejtuesve në vendimmarrjen ligjore në mjedise komplekse dhe të pasigurta.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga përvoja franceze dhe evropiane, duke i integruar praktikat më të mira ndërkombëtare në menaxhimin e institucioneve publike në Shqipëri.

Ky trajnim synon forcimin e profesionalizmit, transparencës dhe efikasitetit të administratës publike, duke kontribuar drejt një shërbimi publik më të mirë dhe më të përgjegjshëm për qytetarët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia