Projekti i Liceut Franko-Shqiptar, Jole: Perspektivë për të rinjtë e Korçës

Në Prefekturën e Korçës u zhvillua sot sesioni përmbyllës i Komitetit Pilotues për përgatitjen e paketës së projektit të çeljes së Liceut Franko-Shqiptar për Shkencën dhe Inovacionin.


Në Prefekturën e Korçës u zhvillua sot sesioni përmbyllës i Komitetit Pilotues për përgatitjen e paketës së projektit të çeljes së Liceut Franko-Shqiptar për Shkencën dhe Inovacionin.

Në këtë sesion ishin të pranishëm ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Paketa e projektit të liceut po përgatitet përmes një bashkëpunimi mes institucioneve qendrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, Jérôme Lebars, i cili prej më shumë se një viti është atashuar në institucionin e Prefekturës Korçë, për të ndjekur nga afër këtë projekt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jole informoi se Prefektura ka mbështetur nga afër punën e ekspertit francez dhe ka koordinuar bashkëpunimin mes institucioneve qendrore e vendore për të garantuar ecurinë e suksesshme të këtij projekti.

“Ky projekt shumë i veçantë është vazhdim i traditës së miqësisë së thellë mes dy vendeve tona. Ngritja e këtij institucioni të rëndësishëm të arsimit, do hapë një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut tonë e më gjerë, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin një shkollë elitare me standarde evropiane për arsimin e tyre të mesëm”, tha Jole.

Projekti për hapjen e Liceut Franko-Shqiptar për Shkencën dhe Inovacionin është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes Shqipërisë e Francës.

Burimi ATSH

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…