Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe SKY Express inauguruan destinacionin e ri Heraklion (Kretë)

Linja e re drejt Heraklionit do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë.


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe SKY Express inauguruan destinacionin e ri Heraklion (Kretë) , duke forcuar lidhjet ajrore midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ceremonia u zhvillua në zonën ajrore, në prani të Zv. Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, përfaqësuesve të Ambasadës së Greqisë, Ambasadës së Shqipërisë në Greqi, SKY Express dhe TIA-s.

Fjalime mbajtën z. Georgios Baliouskas, z. Piervittorio Farabbi dhe znj. Manjola Kaso, duke theksuar bashkëpunimin në rritje dhe zgjerimin e shërbimeve në tregun shqiptar.

Linja e re drejt Heraklionit do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, dhe do të jetë e disponueshme gjatë gjithë vitit, duke u ofruar pasagjerëve një lidhje të përshtatshme me një nga destinacionet më të njohura të Greqisë.

Ky destinacion i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mundësive të udhëtimeve turistike dhe të biznesit midis dy vendeve.

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…