Kuvendi miraton rezolutat për katër institucione të pavarura

Kuvendi miratoi sot rezolutat për veprimtarinë e 4 institucioneve të pavarura.


Kuvendi miratoi sot rezolutat për veprimtarinë e 4 institucioneve të pavarura.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 31 kundër rezolutën për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 77 vota pro dhe 34 kundër rezolutën për veprimtarinë e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2024.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 30 kundër rezolutën për veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2024.

Kuvendi miratoi me 82 vota pro dhe 5 kundër rezolutën për veprimtarinë e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit për vitin 2024.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 28 kundër Aktin normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 21 kundër Aktin normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 20 kundër Aktin normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 24 kundër Aktin normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar.

Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 77 vota kundër dhe 34 vota kundër projekligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 32 kundër projektvendimin “Për miratimin e raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, për mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj”.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 23 kundër edhe projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe 2 kundër edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 64/2025 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…