Të ardhurat doganore u rritën me 9,3% në tetor, ndikim mallrat e akcizës

Administrata Doganore arkëtoi gjatë muajit tetor të ardhura në vlerën 21,016 milionë lekë, ose 1,8 miliardë lekë më shumë se në tetorin e vitit 2024.


Administrata Doganore arkëtoi gjatë muajit tetor të ardhura në vlerën 21,016 milionë lekë, ose 1,8 miliardë lekë më shumë se në tetorin e vitit 2024.

Rritja prej 9,3% krahasuar me një vit më parë tregon se trendi pozitiv i të ardhurave doganore është ruajtur edhe në fundin e tremujorit të katërt, në përputhje të plotë me planin mujor të të ardhurave.

Një pjesë e madhe e këtij rezultati lidhet me mallrat e akcizës, ku zhdoganimet kanë arritur nivele rekord.

Karburantet kanë njohur një rritje të ndjeshme, me rreth 12 mijë tonë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe sasitë e shtatorit 2025.

Edhe tregu i cigareve ka shënuar një rritje të konsiderueshme, me rreth 30 tonë më shumë, çka tregon një zgjerim të konsumit të brendshëm dhe qarkullimit tregtar në këtë kategori mallrash.

Në totalin e dhjetë muajve të vitit, të ardhurat doganore kanë arritur në 199,708 milionë lekë, duke qenë 9,2 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ose 5% më shumë.

Plani dhjetëmujor është realizuar plotësisht, duke konfirmuar një ecuri të qëndrueshme në administrimin e të ardhurave.

Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës janar-tetor 2025 janë regjistruar sasitë më të larta historike të mallrave të akcizës të konsumuara në vend.

Karburanti shënoi rritje me 71,200 tonë, cigaret me 235 tonë, kafeja me 203 tonë dhe birra me 1,600 tonë.

Sipas DPD-së, rritja e të ardhurave dhe volumit të mallrave të akcizës gjatë këtij dhjetëmujori dëshmon për efektivitetin e masave administrative dhe përmirësimeve në proceset doganore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…