Kuvendi forcon kapacitetet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe shërbimet e Kuvendit, morën pjesë në një aktivitet ku u prezantuan udhëzimet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në Parlament”.


Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe shërbimet e Kuvendit, morën pjesë në një aktivitet ku u prezantuan udhëzimet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në Parlament”.

Aktiviteti u organizua nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD), i cili është duke zbatuar projektin e financuar nga FCDO “Korniza e Ballkanit Perëndimor: Investim në Qëndrueshmërinë Demokratike” në gjashtë vendet e rajonit.

Si pjesë e këtij projekti, WFD po asiston dhe bashkëpunon ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë për të kufizuar gjithnjë e më shumë hapësirën ndaj ndikimeve korruptive dhe interesave të caktuara, përmes praktikave më efektive të mbikëqyrjes.

Po ashtu, në bashkëpunim me partnerë akademik, WFD ka zhvilluar një set prej 40 udhëzimesh për Inteligjencën Artificiale në parlamente, me qëllim pajisjen e tyre me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të kuptuar dhe zhvilluar njohuri lidhur me të.

Udhëzimet, trajtojnë çështje kyçe si konsideratat etike, transparenca, llogaridhënia dhe integrimi i IA-së në proceset parlamentare, duke ofruar një kornizë fleksibël që përshtatet me kontekstin dhe nevojat specifike të çdo parlamenti.

Hapja e aktivitetit u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj, i cili theksoi rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në parlament, njëherësh edhe lehtësitë që ajo sjell.

Më tej, fjalën e mori Valbona Kuko, drejtore për Shqipërinë në Fondacionin Westminster
për Demokraci si dhe Artela Mitrushi, këshilltare politike e ambasadës britanike në Tiranë.

Në takim u prezantuan gjithashtu disa udhëzime mbi Inteligjencën Artificiale për Parlamentet, ku prezantimi u bë nga Franklin De Vrieze, Shef i Praktikës (Llogaridhënies) në WFD.

Diskutimet u fokusuan mbi faktin pse parlamentet duhet të marrin në konsideratë mjetet e mundësuara nga IA, problemin e ritmit, sfidat për parlamentet si edhe në shembuj të aplikimeve të IA-së në parlamente të ndryshme.

Po ashtu, u bë prezantimi mbi kuptimin e Inteligjencës Artificiale në Kontekstin Parlamentar, ku prezantoi Prof. Dr. Fotis Fitsilis, Shef i Dokumentimit Shkencor dhe Mbikëqyrjes, Shërbimi Shkencor në parlamentin e Greqisë.

Ky aktivitet, synon forcimin e kapaciteteve për të kuptuar më mirë dhe për të aplikuar në mënyrë efektive mjetet e IA-së në punën parlamentare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Rishikohet marrëveshja me BERZH për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Këshilli i Ministrave miratoi sot rishikimin e marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe shoqërinë OSHEEE Group, e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Rishikohet marrëveshja me BERZH për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Këshilli i Ministrave miratoi sot rishikimin e marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe shoqërinë OSHEEE Group, e…