“Vetëdija ime mban meshë”

Libri i ri me poezi i poetit dhe shkrimtarit, Odise Kote


Nga MARASH MIRASHI*

***

Libri më i ri poetik i Odise Kotes, “Vetëdija ime mban meshë”, nuk përbën thjesht një nga arritjet më të mira të poezisë së këtij autori, por si një njohës dhe lëvrues i poezisë, e them me bindje se ky është një moment i rëndësishëm në peizazhin letrar bashkëkohor shqiptar, sidomos në sferën e ligjërimit të epërm poetik “Mesha…” e Odise Kotes në Katedralen e poezisë moderne shqipe, eshte një simfoni mes tokës dhe qiellit, dashurise dhe dhimbjes, kujteses dhe dritës. Odise Kote, permes librit qe kemi sot në dorë, shpalos talentin e tij të jashtëzakonshëm, genuin dhe të papërseritshëm ashtu si dhe vetë areali social dhe etnografik i një prej trevave nga më madheshtoret e vendit tone trupvogël. Ky eshtë padyshim libër i një kualiteti të lartë që dëshmon stadin të ri të këtij autori që në vazhdën e tij poetike, na ka befasuar gjithnjë, duke na e lënë në dorë shpirtin dhe frymën, si dy prej materieve pa të cilat poezia nuk do të mund të bëhej pjese e qënies tone.

Odise Kote duke e patur poezinë si fe, e trajton atë edhe si një akt ndërgjegjeje, si një mënyrë për të mbajtur gjallë shpirtin përballë harresës. Ai nuk kërkon t’i shpëtojë apo t’i ikë realitetit, por ta ndriçojë atë. Vetë titulli, “Vetëdija ime mban meshë”, është shenjë e qartë e kësaj fryme.

Një imagjinatë që të çudit dhe nje fuqi percepsioni që të lë pa fjalë teksa endesh në “stacionet” e vetmisë krijuese si kujtesa, kthimi, dashuria, dhimbja dhe përballja me kohën si i motive të përbotshme, por që në poezinë e Odisese do t’i quaja krejt personale, pasi ne poezinë shqipe, poeti per te cilin po flasim, eshte i pangjashem me nje poet tjeter, perpos rasteve kur dikush perpiqet ta imitoje. Në rastin e dyte, çdo poet do të mund të ishte fatlum, pasi secili do t’i deshironte ndjekësit e tij. E them kete edhe per faktin se personalisht mendoj se poetet janë të paktë, nderkohë që lexuesit do të mund të ishin vetem një shumëfish i caktuar i tyre, e ketu, nuk ka ndonje gje që s’shkon pasi poezia eshte nje art siperor dhe kuptohet qe nuk u perket masave.

Ne kete kendveshtrim mund te them se Odise Kote eshte nje prej aristokrateve te poezise. Kjo, te dashur miq, duhet theksuar patjeter. Duhet te jemi te guximshëm të gjykojme ashtu siç duhet teksa vëmë re me trishtim një tendencë absurde të kohes ku pseudopoetë- gjysmeanalfabetë kane kurajon te dergojne neper biblioteka shkollash sete librash te ashtuquajtur poetikë, pa asnje vlere. Kjo eshte e rrezikshme per formimin estetik te nxenesve dhe shijet e deformuara te leximit, qe ata mund te perftojne per artin poetik. Prandaj dhe promovime te tilla si ky i sotmi i bejne nder jo thjesht autorit por vete lexuesit dhe ne pergjithesi klimes letrare, e ne vecanti, poezise shqipe.

Krijimet e Odise Kotes , vijnë të përpunuara si orkestrale. Në disa prej tyre si “Duhet të kthehem patjetër” dhe “Kohë e mosdëgjimit”, rikthimi nuk është një udhëtim i jashtëm, por një përpjekje për të rigjetur kuptimin brenda vetes, ndërsa tek “Labova e Kryqit” dhe “E diel Ballkani”, poeti e ndërton raportin e tij me kujtesën historike ne menyre mjeshterore, pa retorikë, pa gjeste por me një ton të matur që e ngre përvojën personale në nivel të përgjithshëm njerëzor. E njëjta gjë mund të thuhet edhe per poezitë “Ti je nga ajo botë tjetër” apo “Mahnitja”.

Në planin stilistik Odiseja mbetet per mua, një autor që spikat dukshem dhe qarte, me varg të ngjeshur, me shume emocion si dhe me nje gjuhë tejet te pasur e te bukur. Poezia e tij ka një muzikalitet të brendshëm. Eshtë poet i qetësisë dhe i përmbajtjes. I fjalës që e gjen fuqinë pikërisht tek thjeshtësia.

Odise Kote qëndron natyrshëm në vazhdën e poetëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë, të atyre që e ndërtojnë poezinë mbi përvojën, mbi reflektimin dhe mbi përuljen para fjalës. Ai është një poet që e njeh gjuhën e shpirtit dhe që e përdor atë me mecelegancë duke e bërë poezinë e tij të afërt me disa nga traditat më të mira të poezisë europiane. Në këtë linjë, ai gjen afërsi shpirtërore me përmbajtjen morale dhe realitetin njerëzor të Jani Ricsosit dhe me ndjeshmërinë ekzistenciale të Pol Selanit. Kote nuk i ndjek ata si modele, por ecën në të njëjtën rrugë kërkimi, atë te te menduarit te thellë deri ne eksplorimin e kohes, hapesires dhe shpirtit.

Unë vetë e kam cilësuar poetin ne fjale si “Odisenë e poezisë bashkëkohore shqiptare” , një udhëtar i përhershëm nëpër hapësirat e kujtesës, dashurisë dhe vetëdijes. Dhe ja ku mbërrin, përmes këtij libri, në Itakën e lexuesve, atje ku ai gjen vendin që meriton, ne Itaken ku per fatin e mire të Odisesë ka ende besimtare të poezisë.

Dhe ne fund… edhe sikur te mos e njihja poezine e Odisese, do te me mjaftonte fakti qe kete liber e ka redaktuar njeri prej miqve te mi te hershëm liriku i pazakonte me emer te madh Arben Bllaci!

Ju faleminderit!

(* Fjala e mbajtur sot gjatë promovimit ne Tiranë)

Lexo më shumë nga

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kalaja e Prezës “vishet” rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një nga monumentet historike më të njohura në Tiranë, Kalaja…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Kalaja e Prezës “vishet” rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një nga monumentet historike më të njohura në Tiranë, Kalaja…