Kuvendi, një minutë heshtje në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja

Deputetët e Kuvendit mbajtën sot në nisje të seancës plenare një minutë heshtje në nder të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u vra tri ditë më parë në sallën e gjyqit.


Deputetët e Kuvendit mbajtën sot në nisje të seancës plenare një minutë heshtje në nder të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u vra tre ditë më parë në sallën e gjyqit.

Kryetari i Kuvendit , Niko Peleshi ftoi deputetët të ndalen një minutë për të nderuar kujtimin e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën tragjikisht të hënën në ambientet e Gjykatës së Apelit.

“Vrasja e një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë u dënua nga gjithë spektri politik dhe mbarë opinioni publik në vendin tonë”, tha Peleshi.

“Gjyqtari Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet duke lënë pas një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë në detyrë. Në shenjë respekti për jetën dhe kontributin e tij ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje”, tha Peleshi.

Minuta e heshtjes erdhi pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve.

Balla depozitoi sipas rregullores kërkesën për minutën e heshtjes në nisje të seancës së sotme plenare të Kuvendit. Ndërsa deputetët e opozitës thanë se minuta e heshtjes është shumë pak.

Opozita kërkoi nisjen e procedurave nga institucionet shtetërore për të shpallur Dëshmor të Atdheut, gjyqtarin Astrit Kalaja.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së gjyqit më 6 tetor. Autori i ngjarjes, palë e dëmtuar në proces, u arrestua. Policia vuri në pranga edhe xhaxhain e tij si bashkëpunëtor, si dhe rojën e sigurisë në Gjykatën e Apelit për shpërdorim detyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…