Kuvend, 150 minuta për çdo raportim të institucioneve të pavarura

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në lidhje me zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.


Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në lidhje me zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, në seancën plenare të datës 9.10.2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti dakordësinë dhe përcaktoi kohën e debatit 150 minuta për çdo raportim.

Kuvendi shqyrton sot në seancë plenare raportet e veprimtarisë vjetore të 4 institucioneve për vitin 2024.

Në seancë do shqyrtohen raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024, raporti i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024, raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024, si dhe raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…