Konstituohet Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale është konstituuar sot.


Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale është konstituuar sot.

Kryetari i Komisionit, Bardh Spahia në mbledhjen e parë të konstituimit u shpreh se qytetarët presin nga ky komision, jo statistika të bukura për propagandë, por të vërtetat që do t’u shërbejnë atyre.

“E shoh këtë detyrë jo si një funksion parlamentar, por si një mundësi për të sjellë përvojën dhe përgjegjshmërinë që më ka dhënë edhe profesioni si mjek. Garantoj qytetarët, mjekët, grupet e interesit, shtresat e margjinalizuara që interesi i tyre do të jetë i pari, në këtë komision që drejtohet nga opozita”, tha Spahia.

Spahia lexoi edhe përbërjen e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale:

Eduard Shalsi Zv/Kryetar-PS

Enriketa Jaho Sekretare e Komisionit-PS

Vasil Llajo-PS

Brunilda Mersini-PS

Ani Dyrmishi-PS

Asfloral Haxhiu-PS

Hysen Buzali-PS

Zia Ismaili-PD

Manjola Luku-PD

Mesila Doda jashtë grupeve parlamentare-PDIU

Erisa Xhixho-PL

Anëtarët zëvendësues janë Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Loert Kume, Klodiana Spahiu, Tritan Shehu dhe Kliti Hoti.

Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u shpreh se “shëndetësia po përballet me sfida serioze, si emigrimi i mjekëve dhe infermierëve, mungesa e investimeve në pajisje dhe infrastrukturë, mungesë e analizave mujore të punës, pamundësi ndërhyrjesh kirurgjikale për nevojat reale të pacientëve etj”.

“Të kërkojmë llogari për çdo rast kur cenohet interesi publik, ku fitimi i pak personave vendoset para shëndetit të pacientëve dhe kushteve të mjekëve”, vijoi Spahia.

Ndërkohë, deputeti Eduard Shalsi në cilësinë e zv/kryetarit të komisionit, kërkoi që gjatë punimeve të këtij komisioni, të mos bëhen të papëlqyeshëm për njëri-tjetrin, as kur nuk bien dakord.

“Opozita meriton të dëgjohet, por ajo që qytetarët presin prej nesh është një debat cilësor që ngre shqetësimet e tyre”, tha Shalsi.

Deputeti i opozitës, Tritan Shehu u shpreh se “komisioni është një ambient diskutimi i lirë mes deputetëve, por edhe një vend kompromisi ku vijnë ligjet, normativat e Qeverisë.

“Ligjet ndryshohen, përmirësohen, rregullohen dhe pastaj paraqiten në Parlament. Kjo gjë nuk ka ndodhur vitet e fundit, nuk është përmirësuar asnjë ligj, asnjë presje e ligjeve që vinin nga Këshilli i Ministrave. Ndaj, kjo qasje duhet të ndryshojë”, tha Shehu.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…