Sejko, apel bankave të intensifikojnë ofertat për financimin e zhvillimit rural

Rritja e kreditimit për sektorin e bujqësisë, si një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe punësimit në vend ishte në fokus gjatë takimit të zhvilluar mes Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.


Rritja e kreditimit për sektorin e bujqësisë, si një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe punësimit në vend ishte në fokus gjatë takimit të zhvilluar mes Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se kreditimi i qëndrueshëm dhe i strukturuar i bujqësisë është një domosdoshmëri për të mbështetur zhvillimin ekonomik, për të rritur produktivitetin rural dhe për të përmirësuar mirëqenien e komuniteteve në zonat me potencial bujqësor.

Sejko ftoi bankat tregtare të rrisin mbështetjen për fermerët dhe agrobiznesin.

Guvernatori tha se, “në vitet e fundit, sektorit bankar ka treguar një prirje rritëse në kreditimin e bizneseve dhe individëve, përfshirë edhe bujqësinë dhe agropërpunimin. Bankat kanë intensifikuar ofertat për kredidhënie, duke prezantuar: produkte më fleksibël, kushte të përshtatura me ciklin sezonal të bujqësisë dhe instrumente të dedikuara për fermerët dhe agrobizneset”.

Sipas tij, ky zhvillim vjen si përgjigje ndaj nevojave specifike të sektorit bujqësor, që historikisht ka qenë më pak i financuar dhe më i ndjeshëm ndaj rreziqeve.

Ai tha se, rritja e kreditimit në bujqësi është një sinjal pozitiv për: zhvillimin e ekonomisë rurale, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit vendas, si dhe uljen e varësisë nga importet në disa sektorë kyç të zinxhirit ushqimor.

Guvernatori Sejko nënvizoi se për të maksimizuar efektet e këtij trendi, nevojitet bashkëpunim i ngushtë institucional, sidomos për përmirësimin e kuadrit rregullator, garancive financiare, dhe infrastrukturës së tregut rural.

Shoqata Shqiptare e Bankave vlerësoi rolin koordinues të Bankës së Shqipërisë dhe siguroi se bankat mbeten të angazhuara të ofrojnë produkte inovative dhe të qasshme, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Synimi është që përmes kreditimit të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt nevojave reale të tregut, të nxitet rritja e investimeve në bujqësi, duke fuqizuar kështu një sektor strategjik për ekonominë e vendit.

Referuar të dhënave të BSH-së, sektori i bujqësisë zë 2% të totalit të kredisë për bizneset.

Media franceze: Shqipëria surprizon vizitorët e huaj, nga bukuritë e Rivierës te çmimet e favorshme

Një artikull i botuar në median franceze të udhëtimeve “Horticulture” sjell historinë e një familjeje franceze, e cila fillimisht kishte…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Media franceze: Shqipëria surprizon vizitorët e huaj, nga bukuritë e Rivierës te çmimet e favorshme

Një artikull i botuar në median franceze të udhëtimeve “Horticulture” sjell historinë e një familjeje franceze, e cila fillimisht kishte…