Spiropali merr drejtimin e MEPJ: Çojmë përpara objektivin strategjik për Shqipërinë Europiane

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori sot detyrën nga paraardhësi i saj Igli Hasani, në një ceremoni të organizuar në ambientet e ministrisë.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori sot detyrën nga paraardhësi i saj Igli Hasani, në një ceremoni të organizuar në ambientet e ministrisë.

Në fjalën e saj, Spiropali vlerësoi përvojën dhe ekspertizën e Igli Hasanit, i cili sipas saj, “do të jenë një vlerë e shtuar në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme”.

“E bindur që edhe me angazhimin e tij si Kryetar i Komisionit do të çojmë bashkërisht përpara, objektivin strategjik të shtetit shqiptar për Shqipërinë Europiane”, u shpreh Spiropali.

Nga ana e tij, Hasani shprehu besimin se “reformat dhe proceset që kemi nisur dhe çuar përpara me stafin e Ministrisë gjatë dy viteve të fundit do të vazhdojnë të jenë prioritet edhe nën drejtimin e ri”.

“Finalizimi i ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, tashmë i përfunduar e që së shpejti do të paraqitet në Kuvend; konsolidimi i strukturës së re të Ministrisë; përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve konsullore për qytetarët tanë jashtë vendit; zbatimi dhe forcimi i standardeve të emërimeve mbi bazën e meritës dhe profesionalizmit; rritja e përfaqësimit të grave në diplomaci; hapja dhe forcimi i përfaqësive të reja në vende strategjike; fuqizimi i pasaportës shqiptare; si edhe zbatimi i një qasjeje më të thjeshtuar dhe efektive në punën e MPJ-së”, nënvizoi Hasani, duke sjellë në vëmendje disa prej prioriteteve.

Hasani theksoi se po aq e rëndësishme është që udhëheqja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian të vazhdojë me një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe Kuvendit.

“Është bindja ime se rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk është detyrë e një ministri, e një ekipi apo e një institucioni të vetëm – por një projekt kombëtar, i bazuar në transparencë, konsultim të gjerë dhe besueshmëri”, shtoi ai.

Hasani i uroi Spiropalit suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme. “Në rolin tim të ri si Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian në Kuvend, do të vijoj me të njëjtin përkushtim për ta mbështetur dhe çuar përpara objektivin strategjik për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me familjen e saj të natyrshme Evropiane”, siguroi ai.

Nga korriku 2024, Spiropali mbajti postin e Kryetares së Kuvendit në Legjislaturën X.

Prej janarit 2019 deri në korrik 2024 ka shërbyer si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke u riemëruar në mandatin e tretë qeverisës së PS-së në shtator 2021.

Para emërimit si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali ka mbajtur funksionin e nënkryetares së grupit parlamentar socialist dhe të nënkryetares së komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, prej vitit 2017 deri në vitin 2019.

Burimi ATSH

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…