Xhakolli pret ambasadorin rumun: Projekte infrastrukurore në fshatrat e komunitetit arumun

Përmirësimi i infrastrukturës në fshatrat e Pogradecit ku jeton komuniteti arumun ishte në qendër të një takimi mes kryetarit të bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli dhe ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban.

Gjatë takimit, Xhakolli dhe Serban diskutuan mbi çuarjen më tej të projekteve që bashkia ka për përmirësimin e infrastrukturës në këto zona.

Gjithashtu ata biseduan mbi mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta me karakter kulturor dhe turistik.

Ambasadori Serban shprehu mbështetje për asistencën e Rumanisë për ekspertizë në përfitimin e fondeve të Bashkimit Europian për projekte në Pogradec.

Vizita e ambasadorit Serban vjen pas një dhurate që Ambasada e Rumanisë i bëri spitalit bashkiak të Pogradecit, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit.

Komuniteti arumun në Shqipëri është një urë lidhëse në marrëdhëniet miqësore me Rumaninë.

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia