Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon veror.


Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon veror.

Që nga orët e para të mëngjesit dhe deri në mbrëmje, terminali i pasagjerëve është i mbushur me qytetarë që hyjnë dhe dalin nga vendi, duke e bërë këtë nyje kryesore detare një nga pikat më të frekuentuara të qarkullimit ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në dy javët e para të muajit gusht, përmes Portit të Durrësit kanë lëvizur gjithsej 117006 udhëtarë dhe 31602 automjete, shifra që konfirmojnë intensitetin e qarkullimit dhe rolin kyç të këtij porti në lëvizjen sezonale të qytetarëve, sidomos atyre që kthehen nga emigracioni për pushime në atdhe.

Për të përballuar këtë volum të lartë, Administrata Doganore Shqiptare ka angazhuar kapacitete të plota dhe mbetet në gatishmëri, duke punuar me turne të zgjeruara për të menaxhuar fluksin në mënyrë të organizuar, efikase dhe të sigurt.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politika të reja për strehimin e përballueshëm, kredi me interes të subvencionuar dhe mbështetje për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të…