Çako: Situata me zjarret drejt normalizimit, rreth 10 mijë forca në terren në të gjithë vendin

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha sot se situata e zjarreve po shkon drejt normalizimit, ndërsa janë angazhuar rreth 10 mijë forca për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.


Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha sot se situata e zjarreve po shkon drejt normalizimit, ndërsa janë angazhuar rreth 10 mijë forca për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.

Në një prononcim për mediet, Çako tha se “që prej datës 15 qershor, jemi në krye të detyrës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve”.

“I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në këmbë dhe në gatishmëri të jashtëzakonshme. si Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Urgjenca Mjekësore, por mbi të gjitha edhe angazhimi i vullnetarëve ka qenë i madh dhe i konsiderueshëm”, u shpreh ai.

Sa i takon të dyshuarve dhe arrestuarve për zjarrvënie, Çako tha se “jemi në proces të vazhdueshëm dhe intensiv për të marrë në konsideratë edhe sanksione më të ashpërsuara në adresë të personave që me papërgjegjshmëri apo me dashje kriminale apo me tendenca të caktuara vunë zjarre dhe për pasojë zjarret marrin përmasa të jashtëzakonshme dhe krijojnë pasoja qoftë në jetën e njerëzve ne ekonomi, mjedis etj”.

Më tej, Çako tha se “këto i përkasin fazës tjetër dhe do të duhet që të gjitha institucionet të marrin masat e veta dhe sanksionet ndaj këtyre personave”.

Çako u shpreh se “situata po shkon drejt normalizimit”.

“Përmasat e zjarreve të këtij viti janë të pakrahasueshme me vitet e tjera. Kjo është e lidhur me shumë faktorë edhe me faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me ngrohjen globale apo edhe me elementë që janë në shqyrtim nga institucionet dhe strukturat ndërkombëtare që merren me riskun në nivel global dhe mund të themi që Mesdheu ku përfshihet edhe Shqipëria ka filluar të jetë një zonë shumë e nxehtë në pyje dhe kullota”, theksoi Çako.

Kreu i AKMC-së tha se “duhet filluar të ndryshojnë strategjitë dhe të fillojmë të përgatitemi më mirë në aspektin e teknologjisë dhe përballjes sepse në shumicën e rasteve mjetet dhe teknika është urbane dhe jo rurale apo më saktë për të mbrojtur këto zona që kërkojnë më shumë investim”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik dhe i pandryshueshëm

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit politik dhe vendimmarrës të Europës përballë sfidave globale, duke riafirmuar…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik dhe i pandryshueshëm

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit politik dhe vendimmarrës të Europës përballë sfidave globale, duke riafirmuar…