AIDA forcon bashkëpunimin me agjencinë algjeriane për promovimin e investimeve

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve në Shqipëri (AIDA), Laura Saro, zhvilloi sesion pune online me përfaqësues të Agjencisë Algjeriane për Promovimin e Investimeve (The Algerian Agency for Investment Promotion), institucion homolog i AIDA-s në Algjeri.

Takimi u zhvillua në prani të Ambasadores së Algjerisë në Republikën e Greqisë, njëkohësisht e akredituar edhe për Shqipërinë, Zaina Benhabouche, e cila shprehu mbështetjen e saj për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për shkëmbim përvojash, ndarjen e praktikave më të mira institucionale, si dhe nxitjen e investimeve dypalëshe në sektorë me potencial të lartë zhvillimi. Palët shprehën angazhimin për të ndërtuar ura konkrete bashkëpunimi, në funksion të krijimit të një klime sa më të favorshme për investitorët.

“Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Algjerisë, duke hapur rrugën për nisma të përbashkëta në fushën e promovimit të investimeve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional”, u shpreh Saro.

Burimi ATSH

Ambasada e SHBA-së i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt.

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada e SHBA-së i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt.