Çmimi “Pashko Gjeçi”, për përkthimin e letërsisë italiane në shqip

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit marrëveshje me Institutin Italian të Kulturës për përkthimet nga letërsia italiane në shqip.


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkroi me Institutin Italian të Kulturës një marrëveshje, duke shpallur thirrjen për çmimin “Pashko Gjeçi” për përkthimet nga letërsia italiane në shqip.

Marrëveshja parashikon dhënien e këtij çmimi për të kremtuar punën e heshtur, por thelbësore, të atyre që i japin një zë të ri letërsisë italiane.

“Të përkthesh do të thotë të rishkruash, të rikrijosh dhe të rishpikësh. E tashmë, edhe të shpërblesh”, shkroi Instituti Italian i Kulturës, në faqen e tij online.

Në garë për këtë çmim mund të marrin pjesë të gjithë përkthyesit, të Shqipërisë dhe Kosovës, që kanë arritur moshën madhore në momentin e kandidimit.

Dy fituesve do t’u garantohet mbulimi i shpenzimeve të përkthimit si dhe publikimi i veprës. Përkthyesit e interesuar duhet të aplikojnë deri më 21 shtator 2025.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…