Rama: Inspektoratet do të integrohen në një strukturë të vetme

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama theksoi se po ecet me procesin për integrimin e inspektorateve.

“Të gjithë inspektoratet do t’i integrojmë në një forcë, në një strukturë të vetme të koordinuar bashkërisht në mënyrë që subjektet e kësaj Republike të mos ndeshen me lloj-lloj inspektorësh nga më të ndryshmit që iu shfaqen tek dera në mënyrë të vazhdueshme, por që inspektimet të kalojnë në një komplet kulturë tjetër dhe nivel tjetër, me planifikime të centralizuara, me lajmërim për subjektet, me të gjitha ato gjëra që, duhet thënë për fat të mirë, është arritur në një nivel të konsiderueshëm vetëm nga inspektorët e tatimeve sot për sot, që kanë patjetër edhe një histori, edhe një kohë më të gjatë që jetojnë nën vëmendjen e publikut, në vëmendjen e sipërmarrjes, në vëmendjen tonë e kështu me radhë. Edhe aty ka plot gjëra për të rregulluar, por të paktën ka një qasje disi më ndryshe”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…