Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e punës dhe për të garantuar ofrimin e një shërbimi sa më efikas për udhëtarët.


Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e punës dhe për të garantuar ofrimin e një shërbimi sa më efikas për udhëtarët.

Gjatë vizitës, ai u takua me punonjësit e Administratës Doganore në terren, duke vlerësuar angazhimin e tyre dhe duke theksuar rëndësinë e një shërbimi të shpejtë, profesional dhe me integritet në këto ditë me fluks të lartë, ku mbi 15 mijë udhëtarë hyjnë çdo ditë përmes këtyre pikave kufitare.

Sipas njoftimit të Doganës Shqiptare, thuhet se mesazhi ishte i qartë: të garantohet një përvojë sa më e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri, duke ruajtur njëkohësisht standardet e sigurisë dhe kontrollit kufitar.

Administrata Doganore mbetet në gatishmëri të plotë për të menaxhuar me efikasitet lëvizjen ndërkufitare dhe për të ofruar një pritje dinjitoze për të gjithë vizitorët që zgjedhin vendin tonë këtë verë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Llixhat e Dimalit, pasuri natyrore me vlera kurative

E veçanta e këtyre burimeve natyrore është uji i ftohtë me prezencë squfuri që krijon një baltë të zezë, që…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Llixhat e Dimalit, pasuri natyrore me vlera kurative

E veçanta e këtyre burimeve natyrore është uji i ftohtë me prezencë squfuri që krijon një baltë të zezë, që…