Aviacioni civil shqiptar në zgjerim të shpejtë, Rinasi drejt fluturimeve direkte me SHBA

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, në një intervistë në medie, informoi se pritet që këto fluturime të nisin në pranverën e vitit 2026


Rinasi po përgatitet për një hap të rëndësishëm në zhvillimin e aviacionit civil shqiptar, me nisjen e fluturimeve direkte, pa tranzit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, në një intervistë në medie, informoi se pritet që këto fluturime të nisin në pranverën e vitit 2026, pasi pista e aeroportit të Rinasit po zgjatet dhe forcohet për t’iu përshtatur kërkesave teknike të avionëve që do të operojnë në këtë linjë.

“Pista po zgjatet, po forcohet. Presim që marrëveshja me operatorin amerikan të nënshkruhet në shtator-tetor dhe nëse gjërat shkojnë siç ne parashikojmë, për shkak të situatës gjeopolitike që po ndodh, presim që në pranverën e vitit 2026 të nisin fluturimet direkte për dhe nga aeroporti i Rinasit drejt Shteteve të Bashkuara”, tha Et’hemaj.

Ai sqaroi se marrëveshja me operatorin amerikan pritet të nënshkruhet në shtator-tetor të këtij viti dhe se për aeroportin e Vlorës, i cili është ndërtuar që në fillim për të përballuar fluturime të tilla, do të nevojitet një kohë shtesë për certifikim dhe miratime, ndaj pritet të nisë aktivitetin rreth 2 vite më vonë.

“Sepse do të duhet të certifikohet, proces për të cilin me Aeroportin e Rinasit e kemi përfunduar, për të marrë lejet, miratimet, për të vazhduar. Pra i pari do të jetë Aeroporti i Rinasit, në pranverë të vitit 2026, i ndjekur nga Aeroporti i Vlorës, një ose dy vite më vonë”, theksoi kreu i AAC-së.

Ky zhvillim është pjesë e një strategjie më të gjerë për avancimin e aviacionit civil në vend, duke përfshirë futjen e organizatave të mirëmbajtjes së avionëve, hapjen e shkollave të aviacionit civil dhe ushtarak, si dhe zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale.

Et’hemaj vuri në dukje se aeroporti i Vlorës ofron një avantazh të rëndësishëm për pasagjerët dhe turizmin, duke mundësuar akses më të shpejtë në rivierën shqiptare në më pak se një orë, falë përmirësimeve infrastrukturore të fundit si tuneli i Llogorasë dhe autostrada Rrogozhinë-Vlorë.

Sipas tij, në vitet e fundit, konkurrenca në tregun e aviacionit shqiptar ka sjellë ulje të çmimeve dhe rritje të numrit të pasagjerëve.

“Në vitin 2018 vetëm 6,7% e popullsisë kishte akses në fluturime, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër arriti në 42%, dhe këtë vit pritet të rritet në 47%. Parashikimet tregojnë se numri i pasagjerëve do të dyfishohet deri në vitin 2042, duke kaluar nga 12 milionë në 24 milionë”, shtoi ai.

Autoritetet synojnë që aviacioni të jetë një mjet transporti sa më i sigurt dhe i aksesueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

Burimi ATSH

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…