Samiti i SEECP-së në Tiranë, Davkova: Rruga drejt të ardhmes europiane përmes bashkëpunimit rajonal

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova theksoi sot në Tiranë se “mbështesim integrimin e përbashkët dhe tregut tonë në Bashkimin Europian”.


Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova theksoi sot në Tiranë se “mbështesim integrimin e përbashkët dhe tregut tonë në Bashkimin Europian”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, pas samitit të SEECP-së që u mbajt sot në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, presidentja Davkova tha se “integrimi në BE duhet të lidhet me reformat dhe kjo na jep mundësi për Planin e Rritjes. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që rruga drejt të ardhmes europiane ecën ndërmjet bashkëpunimit rajonal”.

Ajo shprehu mirënjohje për solidaritetin e treguar. “Ne nuk do ta harrojmë kurrë atë solidaritet, një humanitet dhe një kujdes të tillë”, tha Davkova.

Davkova u shpreh se “mesazhi është që ne nuk duhet të bëhemi një periferi gjeoekonomike, ne na duhet bashkëpunim në kuptimin e infrastrukturës, energjisë, digjitalizim, sepse nëpërmjet bashkëpunimit do të ndërtojmë një rajon më konkurrues”.

Më tej presidentja Davkova e vuri theksin te shpopullimi i Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut po haset me eksod dhe shpopullim. Të rinjtë po largohen nga vendet tona dhe kjo në fakt është një tendencë e konsiderueshme, kjo ndodh jo vetëm në ekonomi, por edhe ne duhet që t’i mbajmë ata në vendet tona”, theksoi Davkova.

Presidentja Davkova tha se “nuk duhet të presim që të respektohemi nëse nuk respektojmë njëri-tjetrin. Sa më të bashkuar të jemi, aq më rezistentë do të jemi karshi sfidave. Besoj në unitetin rajonal dhe bëj thirrje për një zë të fuqishëm rajonal, që do të japë formë të ardhmes tonë në Europë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.