Shqipëria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin doganor, nisma të përbashkëta digjitale

Drejtori i Përgjithshëm Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim zyrtar në Athinë me homologun e tij grek, Dimitrios Bourikos, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy administratave doganore.


Drejtori i Përgjithshëm Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim zyrtar në Athinë me homologun e tij grek, Dimitrios Bourikos, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy administratave doganore.

Takimi dypalësh u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit në menaxhimin e kufijve, lehtësimin e tregtisë dhe ndarjen e praktikave të mira në kuadër të shkëmbimit të informacionit.

Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin pozitiv në katër pikat doganore tokësore që lidhin dy vendet tona, teksa konfirmuan progresin e bërë sa i përket bashkëpunimit doganor dhe praktikave më të mira në kuadër të shkëmbimit të informacionit.

Gjatë këtij takimi u ra dakord për të zhvilluar më tej iniciativat e koordinuara të menaxhimit të kufirit, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin midis shërbimeve doganore.

Palët po ashtu ranë dakord për përditësimin e marrëveshjeve të orarit të punës, bazuar në flukset aktuale tregtare.

Konkretisht, u ra dakord për një zgjatje me 2 orë të orarit për kamionët bosh në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë, si dhe një zgjatje me 1 orë në pikën kufitare Qafë Botë.

Delegacionet riafirmuan mbështetjen ndaj nismës së Korsive të Gjelbra të CEFTA-s.

Pala greke ndau përvojën me Maqedoninë e Veriut për aplikacionin SEED dhe shprehu gatishmëri për ta zbatuar edhe me Shqipërinë.
Në këtë kuadër, u dakordësua nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi për krijimin e një korsie të gjelbër në Pikën Kufitare Kakavijë.

Një tjetër temë kyçe ishte digjitalizimi i shërbimeve doganore. Pala greke prezantoi projektin TALOS, si pjesë e Sistemit të Integruar të Kufijve Digjitalë, ndërsa u mirëprit interesi i palës shqiptare për bashkëpunim teknologjik dhe për implementimin e sistemeve të tipit “single window” dhe përpunimit pa letër.

Në përfundim të takimit, Gazheli dhe Bourikos theksuan rëndësinë e dialogut konstruktiv dhe riafirmuan angazhimin për të thelluar bashkëpunimin dypalësh doganor, në funksion të sigurisë kufitare, integrimit rajonal dhe lehtësimit të tregtisë ndërkufitare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Franca vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave demokratizuese e integruese

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin Pierre-Alexandre Anglade dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Franca vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave demokratizuese e integruese

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin Pierre-Alexandre Anglade dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare…