Kumbaro: 867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në katër muajt e parë të 2025-s

Zonat e Mbrojtura në vend janë kthyer gjithashtu në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në një takim tek “InNature”, klubi mikpritës i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Në qendër të takimit, ku merrnin pjesë miq të natyrës, ishte zhvillimi i ekoturizmit në Shqipëri.

“Zonat e Mbrojtura që janë perlat e natyrës sonë, mund t’i njohim më mirë falë një armate prej më shumë se 800 udhërrëfyesish turistikë, por tani edhe falë platformës digjital www.albaniantrails.al, fryt i një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe partnerëve të GIZ Albania, të cilët do të vazhdojnë të çojnë përpara projekte të reja për zonat e mbrojtura”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “në këto katër muaj të vitit 2025, parqet tona kombëtare dhe natyrore janë vizituar nga 867 mijë vizitorë, ose 60 mijë më shumë se një vit më parë”.

Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri, tanimë me një sipërfaqe të shtuar, duke zënë 21,5% të territorit të vendit

Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë dhe për habitatet e rralla që bartin.

Zonat e Mbrojtura në vend janë kthyer gjithashtu në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm.

Lexo më shumë nga

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…