ILD merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku ILD është anëtar.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku ILD është anëtar.

Eventi u mikprit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë me praninë e shërbimeve të inspektimit të vendeve anëtare të RESIJ, Belgjika, Bullgaria, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Shqipëria dhe Moldavia, e cila prej vitit të kaluar mban statusin e vëzhguesit në këtë rrjet.

Asambleja diskutoi mbi çështje të brendshme të ndryshimeve në statutin e RESIJ, identifikimin e masave proceduriale për të lehtësuar ndryshime efektive, mbi nivelin e autoritetit të përfaqësimit të secilit vend anëtar, për të patur transparencë dhe koherencë institucionale.

Në Asamble u bë zgjedhja e presidentit të ri të RESIJ, me konstatimin e përfundimit të mandatit nga Rumania. Me votat unanime të të gjithë anëtarëve, u votua kandidatura e Francës, e Stephane Noël, shefi i Inspektoratit të Drejtësisë së Francës. Franca, themeluese e Rrjetit RESIJ merr për të dytën herë Presidencën e këtij Rrjeti.

Diskutimet e anëtarëve gjatë Asamblesë u fokusuan edhe në pritshmëritë konkrete të secilit nga Rrjeti për të ardhmen, si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane për ndarjen e eksperiencave dhe ekspertizës, në funksion të rritjes së efikasitetit të drejtësisë, duke qenë në një linjë në çdo kohë me direktivat e Bashkimit Evropian.

Të ftuar në këtë mbledhje ishin shërbimet e inspektimit portugez të Prokurorisë, të Gjykatave Administrative, të ndihmësve gjyqësorë dhe të Ministrisë së Drejtësisë, që bënë prezantime të funksioneve të tyre të punës për monitorimin e sistemit të drejtësisë në Portugali.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë organizoi konferencën me titull “Të komunikosh drejtësinë”, që u mbajt në sallën plenare të Gjykatës së Lartë në Lisbonë.

Në përshëndetjen e tij, nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, magjistrati Luiz Azevedo Mendes evidentoi faktin se komunikimi i drejtësisë duhet të përmbajë qartësi dhe thjeshtësi, sepse të kuptuarit e vendimeve lidhet me besimin publik tek sistemi dhe drejtësia dhe RESIJ e ka temë diskutimi të vetën.

Temat e konferencës trajtuan rolin e inspektimit gjyqësor në promovimin e qartësisë dhe të transparencës së vendimeve gjyqësore; argumentimi, gjuha dhe komunikimi në vendimet gjyqësore; komunikimi i drejtësisë në kontekstin e medias: mbrojtja e të dhënave, anonimizimi i vendimeve gjyqësore; inteligjenca artificiale dhe interesi i publikut, liria e shprehjes dhe e informacionit; sfida të reja dhe avantazhe në përdorimin e mjeteve të teknologjisë dhe të inteligjencës artificiale në hartimin e vendimeve dhe realizimin e inspektimeve gjyqësore.

Lexo më shumë nga

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…