Gonzato: Plani i rritjes i BE-së do të dyfishojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit që mbështet zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale në Shqipëri.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit që mbështet zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi se, “Plani i Rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda një 10 vjeçari duke përmirësuar bashkëpunimin ekonomik, duke sjellë përmirësime në standardet ekonomike, por edhe rezistencën e duhur ekonomike dhe duke pasur konvergjencë me BE-në duke ecur përpara me reformat e BE-së dhe sigurisht duke rritur financimet”.

Ai theksoi se, “në bazë të ritmit dhe thellësisë së reformave Shqipëria mund të përfitojë nga pothuajse 1 miliardë euro për të ecur përpara me rritjen ekonomike të vendit”.

Kjo, shtoi Gonzato, “është një arritje vërtetë shumë e madhe”.

Ambasadori nënvizoi se, “objektiv i BE-së është që të stimulojë investimet dhe klimën e zhvillimit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin”.

Ai foli për thirrjen që i është bërë sektorit privat që të investojë në Ballkanin Perëndimor.

“Duam që të marrim edhe investimet e tyre dhe prandaj parqet eko-industriale do të jenë një element shumë i rëndësishëm”, tha Gonzato.

Ai u shpreh se BE është e gatshme që të ndihmojë edhe sa i përket flukseve të kapiteleve.

“Këto parqe eko-industriale janë shumë të rëndësishme pasi mbështesin investimet, zhvillimin e ekonomisë, mbështesin bizneset si edhe kalimin në praktika më të mira dhe më miqësore ndaj mjedisit”, tha Gonzato.

Ceremonia u organizua nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja dhe nga Javier Suarez, Menaxher, Këshillimi për Shtetet dhe Ekonomitë, Evropa, IFC.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi përfaqëson një hap kyç në zhvillimin e politikave dhe kuadrit rregullator të nevojshëm për të mundësuar transformimin e qëndrueshëm të zonave industriale në Shqipëri, në përputhje me standardet mjedisore të BE-së dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë