Çelja e sezonit turistik në Himarë, aktivitete të shumta argëtuese dhe promovuese

Mbrëmjen e djeshme në Himarë performoi këngëtarja Aurela Gaçe, ndërsa sonte në mbrëmje skena do t’i takojë këngëtarit të njohur grek, Kristos Mastoras.


Himara ka qenë kryeqendra e festimeve gjatë kësaj fundjave me rastin e çeljes së sezonit turistik të këtij viti.

Përgjatë dy ditëve në Himarë po zhvillohen festimet, të cilat synojnë të promovojnë Himarën si një nga destinacionet më tërheqëse në Rivierën shqiptare.

Në kuadër të kësaj feste po mbahet dhe festivali dyditor i titulluar “Magji mbi Jon”.

Festimet e çelura dje vijuan edhe gjatë ditës së sotme me aktivitete të ndryshme, ku në fokus ishin fëmijët.

Ngjyra, krijimtari dhe shumë buzëqeshje nga më të vegjlit, të cilët u bënë pjesë e atmosferës festive përmes pikturave plot fantazi në fytyrat e tyre. Ata përjetuan momente të bukura që e bëjnë këtë fillim sezoni edhe më të veçantë.

WebikeAlbania bëri të mundur në Himarë edhe pedalimin virtual që i dha energji hapjes së sezonit turistik.

Të rinj, fëmijë e vizitorë provuan një eksperiencë ndryshe – një udhëtim imagjinar mbi biçikletë, përmes peizazheve shqiptare. Kjo ishte një mënyrë argëtuese dhe miqësore me mjedisin për të promovuar lëvizjen e qëndrueshme dhe eksplorimin aktiv.

Hapja e sezonit turistik në Himarë u shoqërua me një aktivitet ndërgjegjësues për fëmijët, të organizuar nga Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri (AFPRA) dhe organizata gjermane Olam Aid, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë.

Fëmijët morën pjesë në një trajnim edukues mbi parandalimin dhe rrezikun nga zjarret, ku nëpërmjet lojërave, demonstrimeve dhe pyetjeve interaktive, mësuan si të reagojnë në situata emergjente dhe si të kujdesen për natyrën gjatë sezonit të verës.

Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin që në moshë të vogël për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e një sjelljeje të kujdesshme ndaj zjarrit.

Mbrëmjen e djeshme në Himarë performoi këngëtarja Aurela Gaçe, ndërsa sonte në mbrëmje skena do t’i takojë këngëtarit të njohur grek, Kristos Mastoras.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit…

Global 360

Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forumi Ekonomik i Tiranës, Spiropali: Korridori VIII, hapësirë e sigurt për tregti dhe investime

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, pas përfundimit të Ministerialit…