Balla me shqiptarët në Bergamo: PS e anëtarëson Shqipërinë në BE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarë në Bergamo, ku bëri thirrje për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit 2025.


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarë në Bergamo, ku bëri thirrje për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Balla e cilësoi një moment historik faktin që më në fund u realizua vota e diasporës, ndërsa shtoi se “tani shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë mundësinë që të thonë fjalën e tyre, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe natyrshëm përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhin qeverinë e katër viteve të ardhshme”.

Balla foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që kanë të bëjnë me votën e diasporës.

“Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të votojmë edhe disa ndryshime të vogla por që janë tepër të rëndësishme. I pari ka të bëjë me pagesën e shpenzimeve të postës edhe në kthim. Tjetra ka të bëjë me zgjerimin e afatit të regjistrimit të kandidatëve, në mënyrë që të lëmë pak më shumë kohë në dispozicion të bashkatdhetarëve sa i përket mbërritjes dhe kthimit të zarfit brenda të cilit është zëri juaj, vota juaj”, u shpreh ai.

Balla u bëri thirrje edhe atyre shqiptarëve që ende nuk janë regjistruar ta kryejnë sa më parë këtë detyrim ndaj Atdheut, edhe me një dokument identifikimi të skaduar shqiptar, por edhe me një dokument në vendin ku janë rezidentë për të vërtetuar adresën.

“Çdo qytetar shqiptar që mbush 18 vjeç deri më 11 maj ka të drejtën që në kqz.gov.al, në platformën elektronike të regjistrimit si votues nga jashtë, të regjistrohet si i tillë. Duhen 3-4 minuta gjithsej nga koha jote, maksimumi 5 minuta”, tha Balla.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me vizitorë nga çdo cep i globit

Muzeu ka shënuar një rritje të vizitueshmërisë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me vizitorë nga çdo cep i globit

Muzeu ka shënuar një rritje të vizitueshmërisë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.