Ibrahimaj: Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë për litër nga janari 2027

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se nga janari 2027, nafta dhe benzina do të kushtojnë mbi 30 lekë më lirë për litër.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se nga janari 2027, nafta dhe benzina do të kushtojnë mbi 30 lekë më lirë për litër.

Ibrahimaj theksoi se kjo do të sjellë kosto më të ulëta për qytetarët, transportuesit, fermerët dhe bizneset, me ndikim pozitiv edhe në çmimet e produkteve.

“Kur mbushni makinën tuaj me 50 litra, kjo do të thotë se ju do të paguani rreth 1.500 lekë më pak, çdo herë. Nga kjo politikë fitojnë transportuesit, fermerët dhe të gjithë ju që përdorni makinën çdo ditë për të shkuar në punë. Dhe kur transporti kushton më pak, edhe mallrat në dyqan do të kushtojnë më pak, pasi kostot e prodhimit bëhen më të lira”, u shpreh ajo.

Ministrja theksoi se përmes Bordit të Transparencës do të garantohet që ulja e çmimit të reflektohet në çdo pikë karburanti.

“Ulja do të vijë menjëherë dhe ne do të garantojmë që, nëpërmjet Bordit të Transparencës, ajo të përcillet në çdo pompë, në çdo qytet. Secili prej jush do të paguajë më pak për të udhëtuar, për të shkuar në punë, apo për të çuar fëmijët në çerdhe, kopsht apo shkollë”, u shpreh Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Shqipëri-Rumani, bashkëpunim për forcimin e kapaciteteve institucionale në kuadër të integrimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në vijim të vizitës së tij zyrtare në Bukuresht u takua…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Rumani, bashkëpunim për forcimin e kapaciteteve institucionale në kuadër të integrimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në vijim të vizitës së tij zyrtare në Bukuresht u takua…