Vëngu në Regjimentin e Këmbësorisë së Jugut në Poshnje: 1151 trupa dhe 95 mjete të angazhuara këtë vit në 38 operacione

Ministri i Mbrojtjes rikonfirmoi edhe modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve si një element tejet i rëndësishëm


1151 trupa dhe 95 mjete të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnje janë angazhuar këtë vit në 38 operacione të ndryshme të Emergjencave Civile në Korçë, Pogradec, Maliq, Berat, Vlorë Llogora, Himarë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë, Konispol e Sarandë.

Bashkë me falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin dhe sakrificën e tyre, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu gjatë një vizite në këtë regjiment rikonfirmoi prioritetin e Ministrisë së Mbrojtjes për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës.

Ministri rikonfirmoi edhe modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve si një element tejet i rëndësishëm në funksion të misioneve dhe përparësive kombëtare të Forcave të Armatosura. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"