Fondacioni italian nga Molise mbjell ullinj në Parkun Evropa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona

Katër rrënjë ullinj autoktonë nga komuna italiane e Termolit, në provincën e Molises, iu dhuruan kryeqytetit shqiptar


Katër rrënjë ullinj autoktonë nga komuna italiane e Termolit, në provincën e Molises, iu dhuruan kryeqytetit shqiptar nga përfaqësuesit e Fondacionit “Lions Club-Campobasso”, si një mesazh paqeje dhe përbashkimi.

Për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, konkretizimi i kësaj nisme është një dëshmi e lidhjeve të forta dhe raportit të veçantë me Italinë, si dhe shprehje e miqësisë dhe vlerave njerëzore, që sipas kryebashkiakut Veliaj, do të mbeten përgjithmonë.

“Kjo është një ndihmë konkrete dhe jam i lumtur që, në sheshin ‘Skënderbej’, në sheshin e heroit tonë të madh, në sheshin që na lidh me shqiptarët e Italisë, mbjellim këta ullinj, që do të jenë këtu përgjithmonë. Ne ndoshta nuk do të jemi në këto funksione, ndoshta do të bëjmë punë të tjera, por ulliri, rrënjët, miqësia, dashuria me njëri-tjetrin do të mbetet përgjithmonë”, theksoi Veliaj.

Për Veliajn, kjo iniciativë, përveç impaktit mjedisor, ka në fokus përçimin e vlerave përbashkuese të paqes dhe prosperitetit, të cilat komuniteti arbëresh i ka ruajtur dhe trashëguar brez pa brezi.

“Jam vërtet shumë i lumtur që pema e ullirit që shoqëroi shqiptarët dhe arbëreshët, kur u larguan nga Shqipëria, sot po kthehet mbrapsht. Në mënyrë simbolike, ullinjtë janë mesazhi i paqes, si ata ullinjtë që shoqëruan të gjithë komunitetin tonë arbëresh kur shkuan në Itali. Ju falënderoj shumë që keni mbajtur gjuhën, ju falënderoj shumë që keni mbajtur traditën dhe ju falënderoj shumë që sot kemi një ndihmë konkrete”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi faktin se falë bashkëpunimit dhe punës së ndershme, njerëzit mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme e të ecin përpara. Vjet në Tiranë kemi pasur 1 milion italianë vizitorë; me shpresë, siç po duket edhe nga grupi juaj i madh, këtë vit do të kemi edhe më shumë italianë, shqiptarë të Italisë, italianë të Shqipërisë, edhe ajo që është shumë interesante është që deri para pak vitesh, vektori ishte më shumë shqiptarë shkonin në Itali. Sot është ndryshe, më shumë italianë vijnë në Shqipëri dhe do të thotë që qytetet ndryshojnë, shtetet ndryshojnë, kombet ndryshojnë, historia ndryshon, varet çfarë bëjnë njerëzit. Në qoftë se njerëzit duan bashkëpunime, duan të jetojnë duke punuar me ndershmëri duke ecur përpara, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, përfundoi Veliaj.

Lexo më shumë nga

Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova”, hapësirë moderne për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga transformimi i kësaj shkolle

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova”, hapësirë moderne për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga transformimi i kësaj shkolle