Punësimi i studentëve, Gonxhja: 126 vende vakante në MEKI

Panairi Kombëtar i Punës dhe Aftësive 2024

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se “Panairi Kombëtar i Punës dhe Aftësive 2024, është një iniciativë që do të shërbejë për t’i sjellë më herët të rinjtë, drejt një orientimi më të mirë për aftësitë e secilit për zhvillimin e tyre profesional dhe për t’i kthyer në aktorë të punësimit dhe tregut të punës”.

“Ky aktivitet i ofron njohuri të rinjve, jo vetëm për mundësitë e reja për të hyrë në tregun e punës por edhe për praktikat profesionale, programet dhe grante që ofrohen për aftësimin profesional të tyre”, tha Gonxhja.

Gonxhja informoi të rinjtë se, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka 126 vende vakante dhe ftoi të rinjtë të aplikojnë dhe t’i bashkohen stafit të MEKI-së.

“Ne kemi 126 vende vakante nga të cilat 70 janë vende për specialistë të paguar shumë mirë; 32 vende për shefa sektorësh dhe ka vende vakante edhe për pozicion drejtorë. Unë ju ftoj të aplikoni, ne jemi një ministri e re dhe kemi nevojë për të rinj që kanë studiuar në fushën e teknologjisë, novacionit, ekonomisë. Kemi gati 1/3 me vende vakante”, theksoi Gonxhja.

Gjithashtu vijoi ai, qeveria ka në prioritet zhvillimin e arsimit profesional.

“Programet në mbështetje të punësimit janë në prioritet të punës tonë këtë vit. Vijoni të aplikoni për këto programe, grante e trajnime si alternativa më e mirë për të hyrë sa më shpejtë në tregun e punës”, tha ai.

Ndërsa ministrja Muzhaqi theksoi se programi kombëtar i praktikave të punës ka hyrë në zbatim dhe ka si fokus aksesin e të rinjve në administratën shtetërore. Tashmë shumë të rinj kanë përfituar nga Programi i Praktikave të Punës. “Nga kjo praktikë përfitojnë të rinjtë e sapodiplomuar të moshave 21 deri në 26 vjeç”, tha ajo. dhe për t’i kthyer në aktorë të punësimit dhe tregut të punës”.

“Ky aktivitet i ofron njohuri të rinjve, jo vetëm për mundësitë e reja për të hyrë në tregun e punës por edhe për praktikat profesionale, programet dhe grante që ofrohen për aftësimin profesional të tyre”, tha Gonxhja.

Gonxhja informoi të rinjtë se, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka 126 vende vakante dhe ftoi të rinjtë të aplikojnë dhe t’i bashkohen stafit të MEKI-së.

“Ne kemi 126 vende vakante nga të cilat 70 janë vende për specialistë të paguar shumë mirë; 32 vende për shefa sektorësh dhe ka vende vakante edhe për pozicion drejtorë. Unë ju ftoj të aplikoni, ne jemi një ministri e re dhe kemi nevojë për të rinj që kanë studiuar në fushën e teknologjisë, novacionit, ekonomisë. Kemi gati 1/3 me vende vakante”, theksoi Gonxhja.

Gjithashtu vijoi ai, qeveria ka në prioritet zhvillimin e arsimit profesional.

“Programet në mbështetje të punësimit janë në prioritet të punës tonë këtë vit. Vijoni të aplikoni për këto programe, grante e trajnime si alternativa më e mirë për të hyrë sa më shpejtë në tregun e punës”, tha ai.

Ndërsa ministrja Muzhaqi theksoi se programi kombëtar i praktikave të punës ka hyrë në zbatim dhe ka si fokus aksesin e të rinjve në administratën shtetërore. Tashmë shumë të rinj kanë përfituar nga Programi i Praktikave të Punës. “Nga kjo praktikë përfitojnë të rinjtë e sapodiplomuar të moshave 21 deri në 26 vjeç”, tha ajo.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia