“Panair në çdo qark”, Muzhaqi: Mbi 50 aktorë prezantuan shërbimet e tyre për të rinjtë në Tiranë

Panairi për edukim, trajnim dhe punësimi për të rinjtë e Tiranës, vjen pas katër panaireve të tjera të zhvilluara në Kukës, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër.


Në Tiranë u zhvillua “Panair në çdo qark”, ku të pranishëm ishin mbi 50 aktorë që ofrojnë shërbime për të rinjtë, për t’i prezantuar ata me ofertat dhe mundësitë reale për të rinjtë.

Panairi për edukim, trajnim dhe punësimi për të rinjtë e Tiranës, vjen pas katër panaireve të tjera të zhvilluara në Kukës, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se “në Piramidën e rikontruktuar enkas për të rinjtë, zhvilluam Panairin e edukimit, trajnimit dhe punësimit për të rinjtë e Tiranës, të cilët u njohën me shërbimet që ofrohen për ta nga mbi 50 aktorë, duke filluar nga projektet që po zbatohen me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, me akademitë që ofrojnë kurse programimi me mbështetjen e qeverisë, me sektorin bankar dhe shërbimet e tyre, por edhe me artin dhe kulturën”.

Për më tepër, ministrja Muzhaqi theksoi se aktorët që ofrojnë shërbime për të rinjtë prezantuan edhe ofertat dhe mundësitë e punësimit, njëherazi edhe qëllimi kryesor i panairit.

“Sigurisht, nuk mund të mungonin as oferta punësimi dhe trajnimi për të rinjtë e sapoakomoduar në Tiranë për studime, por edhe për të gjithë studentët e tjerë”, u shpreh Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi së bashku me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj vizituan çdo stendë për t’u njohur më nga afër me shërbimet dhe ofertat që ofrohen për të rinjtë, për t’u siguruar që janë në standardin e duhur dhe në përputhje me kërkesat e tregut dhe të të rinjve.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…